5 dezenë pa të cilët vjeshta nuk guxon të kalojë

  • 16 October 2017 - 18:52
5 dezenë pa të cilët vjeshta nuk guxon të kalojë

Tashmë me të madhe mund kemi rastin që të kënaqemi me trendët vjeshtorë, që zbukurojnë reklamat e dyqaneve tuaja të preferuara. Ajo që kemi vërejtur është se mbizotërojnë disa dezenë në dizajnin e gardërobës për sezonin vjeshtë/dimër 2017

DEZENËT KATRORË

Siç e keni vërejtur edhe ju, dizajni që imiton tabelën e shahut është kudo përreth nesh. Ky trend gjithmonë shkon me gardërobën vjeshtore, e këtë vjeshtë është më shumë i theksuar dhe atë nën ndikimin e modës për meshkuj 2017/2018, që është në shenjë të gardërobës me "kuleç". Nuk është çudi që pallton dhe pantallonat, nga pak me prerje për meshkuj, janë hit absolut. 

Image
Image
DEZENËT ME LULE
 
Dezeni me lule gjithmonë ka qenë zgjedhje e mirë nëse doni stil femëror dhe të lehtë, por këtë vjeshtë fokusi do të jetë në nuancat e errëta, si ajo kafeje, e gjelbër e ullinjtë, e zezë. Nëse jeni adhuruese e këtij dezeni, lirish mund të visheni në dezenë të tillë nga koka e deri te thembrat.
Image
Image

PIKA-PIKA

Këtu janë edhe pikat, që stilit tuaj vjeshtor i falin dukjen retro. Ju propozojmë t'i kombinoni me dezenë të papritur, si ato me lule apo me vija. Nëse jeni adhuruese e një stilit të qetë të modës, mund ta freskoni edhe me aksesorë. Nëse mendoni për një mbrëmje elegante, mendoni për një fustan të gjatë prej mëndafshit, në ndonjë ngjyrë neutrale.

Image

 

AFISHET ME KAFSHË

Nëse jeni adhuruese e këtij dizajnit, atëherë mund t'i falënderoheni koleksionit "Gucci 2017", e cila kafshët i ka në të gjitha bluzat, xhemperët dhe xhaketat. Këto veshje duken moderne, sidomos janë interesante nëse i kombinoni me lara prej leopardit në këpucë, apo në çantë si aksesorë. 

Image
Image

 

STILI USHTARAK

Ky trend përfundimisht është në fokus këtë vjeshtë. Po ashtu atë retro, inovativ e hasim në ngjyra të ndryshme, kombinime, si dhe nga materiale të ndryshme. Për shembull, këto pantallona të portokallta, që Kaia Gerber muajin e kaluar i ka veshur në ndejën e organizuar nga Rihanna! Natyrisht, aty janë edhe dezenët klasikë ushtarakë në nuanca të gjelbra të ullinjta.

Image
Image

 

(Kosova Sot)