Klasikja e modës kthehet në dyert e mëdha: Pa të kjo vjeshtë nuk mund të imagjinohet

  • 18 October 2017 - 09:28
Klasikja e modës kthehet në dyert e mëdha: Pa të kjo vjeshtë nuk mund të imagjinohet

Veshja e domosdoshme që këtë sezon nuk po zbret nga froni dhe atë me arsye është xhemperi me fyt. Xhemperi me fyt në ditët e ftohta, pos të ngrohtit, ruan edhe stilin e mirë. Modelet me ngjyrë të zezë me gjasë të gjithë i keni pasur. Me siguri e dini se bëhet fjalë për atë veshje që shpëton secilin kombinim. Xhemperët e ngushtë me fyt në nuanca neutrale që shkojnë me gjithçka që keni në dollap janë klasike, në të cilat ia vlen të investoni. Në disa prej sezoneve të fundit popullore janë modelet tredimensionale që adhurueset e modës i preferojnë t'i kombinojnë me xhinse të ngushta dhe me fustane të shkurtë. Në mënyrë të hatashme përshtaten edhe me kombinimet festive, varësisht nga modeli i xhemperit dhe ngjyra e saj, e mund ta vishni edhe nën fustanin e preferuar të verës, duke i dhënë një dukje më vjeshtore fustanit. Bluzat me fyt po ashtu sjellin elegancën franceze, e madje edhe në kombinimin me ngjyrë të zezë, nga koka e deri te thembrat. 

(Kosova Sot)