Rutina vjeshtore në kujdesin e lëkurës për ten me shkëlqim dhe të freskët

  • 18 October 2017 - 17:57
Rutina vjeshtore në kujdesin e lëkurës për ten me shkëlqim dhe të freskët

Është krejt e zakonshme që secila periudhë kohore ndikon ndryshe në organizmin në përgjithësi, e me vetë këtë edhe në lëkurën tonë dhe karakteristikat e veta. Klima e lagësht nxit hidratimin e saj, derisa ajri i thatë e dehidron atë, e linjat e vogla dhe rrudhat i bën më të dukshme. E pasi që vjeshta është këtu e dimri jo shumë larg, nevojitet që të përshtaten edhe shprehitë, transmeton gazeta Kosova Sot.

Image

 

NDRYSHONI PREPARATET PËR PASTRIM

Gjatë temperaturave të ngrohta vjen deri te djersitja e tepërt e me vetë këtë vjen deri te grumbullimi i pluhurit në qelizat e lëkurës, kështu që sugjerohen preparate më të forta, ato prej agrumeve. Nëse jeni mësuar me përdorimin e tyre edhe gjatë vjeshtës, lehtë mund ta irritoni lëkurën. Pra, ju nevojitet prodhim më i butë kozmetik që pas përdorimin lëkurën ua lë të hidratuar.

Image

 

PËRZGJEDHJA ADEKUATE E TONERIT

 Sikurse edhe në pastrimin e fytyrës, nevojitet që të zgjidhni toner që nuk e thanë lëkurën, sepse koha vjeshtore vetvetiu nënkupton ajër më të thatë, e sidomos gjatë dimrit, i cili nuk është larg. Përzgjidhni tonerin që nuk përmban alkool.

Image

 

HIDRATIMI I LËKURËS SË FYTYRËS

 Pa marrë parasysh se për cilën periudhë kohore bëhet fjalë, është me rënësi që lëkura të jetë mjaftueshëm e hidratuar. Gjatë vjeshtës ajri është i thatë e rrudhat bëhen më të dukshme. Gjatë vjeshtës dhe dimrit, lëkura prodhon shumë më pak vaj, që sjell kah tharja e saj. Nëse keni lëkurë të yndyrshme, sugjeroheni t'u përmbaheni kremrave verorë që kanë bazë më të butë, por përfshini edhe kremra të natës që depërtojnë thellë në lëkurë. Mund të përfshini edhe maska për hidratim. Mos i harroni hapësirat përreth syve që duhet trajtuar me krem adekuat për të parandaluar rrudhat nën sy që duken lehtë.

Image

 

 PILINGU

 Mbetemi ende në faktin se lëkura gjatë motit të ftohtë të vjeshtës prodhon shumë më pak vaj, e me vetë këtë është edhe më e ndjeshme ndaj faktorëve të jashtëm, si era që fryn, të ftohtët. Prandaj, harroni pilingun e shpeshtë, sepse kështu vetëm do ta thelloni irritimin. Mjafton ta aplikoni njëherë në javë, më së shumti dy herë në javë, dhe zgjidhni ato preparate që nuk janë të ashpër.

Image

 

PËRQENDROHUNI NË THARJEN E POREVE TË FYTYRËS

Pas motit të ngrohtë, ndodh që poret të jenë më të gjera sesa që është e zakonshme. Për t'i pasur nën kontroll, ju sugjerojmë tretmanë me bazë argjilën, që e thith vajin tepricë, duke ndikuar kështu në pakësimin e poreve, e prapë nuk është agresive për lëkurën e fytyrës tuaj.

(Kosova Sot)