Ushtrimi i preferuar i modeleve të "Victoria's secret"

  • 24 October 2017 - 16:00
Ushtrimi i preferuar i modeleve të

Modelet e "Victoria's Secret" mund të kenë gjene të mira, por trupin e bukur ua kanë borxh edhe ushtrimeve trupore. Ju mund të mendoni se kjo përfshin një regjim ndëshkues të ushtrimeve të stilit ushtarak, të padurueshme për shumicën prej nesh. Por, sipas trajnerit të të famshmeve, Michael Blauner, kjo nuk është e vërtetë. Ai thotë se modelet e kësaj kompanie i udhëzon që të bëjnë kardioushtrime të gjendjes së qëndrueshme, të intensitetit të ulët (low-intensity sustained state - LISS), ku sipas këtij eksperti të fitnesit nga Nju- Jorku, ky ushtrim jep rezultatet më të mira të djegies së dhjamërave në organizëm. 'Në teori, ushtrimet kardiologjike (që rrisin frekuencën e të rrahurave të zemrës) që zgjasin shumë, por që kanë një intensitet të ulët, konsiderohen më të përshtatshmet për humbje në peshë', ka deklaruar ai, duke shtuar se dhjami shkrihet më shpejt kur trupi e përdor oksigjenin si burim të energjisë. Kjo është e kundërta e asaj që thonë ekspertët e tjerë: se trajnimet e intensitetit të lartë (HIIT) djegin më së shumti kalori, për një sasi minimale të kohës.

Victoria's Secret models, such as Adriana Lima pictured here, are said to be fans of low-intensity sustained state (LISS) trainingVictoria's Secret models, such as Adriana Lima pictured here, are said to be fans of low-intensity sustained state (LISS) training

Përzierja e ushtrimeve

Ushtrimet HIIT kanë qenë të preferuarat e industrisë së fitnesit. Ideja është që ju bëni periudha të shkurtra të ushtrimeve, të pasuara nga periudhave të shkurtra të pushimit aktiv, për ta bërë trupin që të punojë më shumë sesa që punon gjatë ushtrimeve kardiologjike të gjendjes së qëndrueshme. Por, LISS përfshin ushtrimet e lehta kardiologjike - 50 deri 60% të frekuencës maksimale të zemrës - me një hap të qëndrueshëm, zakonisht për periudha më të gjata kohore. Ky lloj i ushtrimeve zgjatë paksa më shumë sesa intervali tipik i sesionit tuaj, me rreth 30 deri 60 minuta. Trajnimi LISS përfshin çdo ushtrime të rezistencës së ulët, sikur që është ecja, noti, apo çiklizmi, por që të gjitha këto në një nivel të relaksuar. Edhe ecja e gjatë në natyrë është e përkryer, meqë nuk e ngarkoni organizmin deri në kufijtë ekstremë. Por, Michael nuk iu sugjeron njerëzve vetëm që të bëjnë LISS, por thotë se duhet të provojnë gjithçka tjetër. 'Më pëlqen që t'i kombinoj me hap të shpejtë grupet e shkurtra të ushtrimeve intensive kardiologjike, të cilat ngritin sistemin kardiologjik në një nivel të lartë', thotë Michael. Për këtë shkak, mund të jetë ide e mirë që të kombinoni pak sesione LISS në rutinën tuaj të fitnesit, sidomos nëse jeni asi tipi që bën ushtrime të rregullta HIIT.

Ushtrimet HIIT nuk janë të qëndrueshme

Stërvitjet e intensitetit të lartë, në intervale (HIIT) janë bërë të popullarizara sa iu përket humbjes së peshës, sepse mendohet se djegin shumë kalori. Ato janë parë edhe si mënyrë për zvogëlimin e sasisë së dhjamit në organizëm, meqë luftojnë rezistencën ndaj insulinës, e cila është njëri ndër shkaktarët më të shpeshtë të diabetit. Por, tani një profesor thotë se ushtrimet e këtilla nuk janë të qëndrueshme për shumicën e njerëzve që përpiqen të humbin kilet e tepërta dhe ta rrisin nivelin e aktiviteteve të tyre. Dr. Panteleimon Ekkekakis, profesor i kieziologjisë në Universitetin shtetëror të Ajovës, studion sesi trupi dhe truri jonë reagojnë ndaj ushtrimeve. Ai thotë se, e tërë premisa e HIIT - i cili përfshin alterimin midis periudhave intensive të ushtrimeve, me periudha të caktuara të aktivitetit me intensitet më të ulët - garanton një nivel të pakënaqë- sisë dhe, si rrjedhim, nuk i nxitë njerëzit që t'i përmbahen asaj.

Gigi sashaying down the runway at the Grand Palais, ParisRosie credis kale, celery and apple with helping her to keep her wash-board toned stomach

(Kosova Sot)