Këshillat dhe mitet për kujdesin ndaj lëkurës, që duhet t'i mbani mend

  • 27 October 2017 - 17:18
Këshillat dhe mitet për kujdesin ndaj lëkurës, që duhet t'i mbani mend

Ka kaq shumë gjëra për bukurinë dhe kujdesin ndaj lëkurës, saqë për çdo ditë duhet të lexoni. Është mirë të dini se cilat janë këshillat më të mira të bukurisë, dhe cilat janë vetëm mite


KËSHILLË PËR KUJDESIN NDAJ LËKURËS: FTOHENI

Këshillat për kujdesin ndaj lëkurës jo gjithmonë përfshijnë përdorimin e kremrave - akulli mund të jetë po aq efektiv për të reduktuar fryrjet dhe qeskat e errëta. Herën tjetër kur zgjoheni dhe ndiheni të fryrë dhe të lodhur, merrni pak akull dhe e vendosni nën gjuhë derisa të shkrihet.

MIT PËR KUJDESIN NDAJ LËKURËS: KREMI I DIELLIT ËSHTË VETËM PËR LLOJE TË CAKTUARA TË LËKURËS

Një mit i zakonshëm për kujdesin ndaj lëkurës që e dëgjojmë është se vetëm njerëzit me lëkurë të hollë duhet ta përdorin kremin për diell. Kjo është gabim. Të gjitha llojet e lëkurës dhe nuancat kërkojnë mbrojte nga dielli, asnjë nuk është e sigurt. Dielli e dëmton secilën lëkurë. 


KËSHILLË PËR KUJDESIN NDAJ LËKURËS: PËRDORENI BRUSHËN E FYTYRËS

Një këshillë e shkëlqyeshme për kujdesin ndaj fytyrës për zonjat e zëna është që të përdorin brushën për pastrimin e fytyrës. Kurdo që ta blini një të tillë, ju pastrojnë dhe e shtojnë qarkullimin e gjakut nëpër fytyrë. Lëkura juaj do të duket dhe do të ndihet më mirë derisa kohën për kujdesin ndaj lëkurës e shkurton dhe e lehtëson.

MIT PËR KUJDESIN NDAJ LËKURËS: PORET HAPEN DHE MBYLLEN

Dikush e ka të vështirë ta besojë këtë mit ndaj kujdesit për lëkurën, sepse ishte menduar se avulli i hap poret, por kjo është gabim. "Discovery Fit & Health" si dhe burime të tjera e konfirmojnë se poret mezi hapen në lëkurën tonë dhe se nuk kanë muskuj që të mund të hapen e mbyllen. Poret vetëm mund të jenë më të vogla apo më të mëdha.

KËSHILLË PËR KUJDESIN NDAJ LËKURËS: APLIKONI HIDRATUES DERISA LËKURA ËSHTË E LAGUR

Nëse keni lëkurë të thatë apo vetëm dëshironi që të jetë e butë, e hidratuar, provoni ta aplikoni kremin derisa lëkura është ende e lagur. Kjo është një këshillë për zonjat me ekzemë dhe me lëkurë shumë të thatë.

MIT PËR KUJDESIN NDAJ LËKURËS: PRODUKTET E SHTRENJTA PËR KUJDESIN NDAJ LËKURËS VEPROJNË MË SË MIRI

Ky është një tjetër mit në kujdesin ndaj lëkurës dhe është e vështirë ta besosh dhe jemi të bombarduar me informata duke na thënë se produktet e shtrenjta për kujdesin ndaj lëkurës janë më të mirat. E vërteta është pak më ndryshe. Lëkura e secilit është ndryshe nga e tjetrit, kështu që nuk ka asnjë garant se një produkt i një brendit të caktuar funksionon më shumë se tjerat. 

(Kosova Sot)