Lamtumirë puçrra të zeza - maska nga argjila e kuqe shpëtim për lëkurën e fytyrës

  • 29 October 2017 - 08:49
Lamtumirë puçrra të zeza - maska nga argjila e kuqe shpëtim për lëkurën e fytyrës

Puçrrat e zeza janë një formë e akneve dhe gjendje e lëkurës kur poret e lëkurës mbyllen. Në fakt, deri te një gjendje e tillë vjen si pasojë e sekretimit të tepërt të sebumit. Më pas vjen deri te procesi pezmatues që merr ngjyrë të zezë dhe kështu shfaqen puçrrat që i njohim. Për të shmangur një gjendje si kjo, nevojitet kujdes. Pasi që ky problem lidhet me lëkurën e poret e mbyllura, moskujdesi ndaj lëkurës në fytyrë ndikon në shfaqjen e tyre. Shfaqjes së tyre janë të prirë të gjithë ata me lëkurë të yndyrshme dhe pore të zgjeruara.

Maskë nga argjila Argjila është përbërës fantastik natyral, që është shumë efikas kur bëhet fjalë për heqjen e puçrrave të zeza, sepse heq papastërtitë dhe hap poret. Ju sugjerojmë argjilën e kuqe, që është ideale për lëkurën e prirë për puçrra. 

Image

 

 

Përbërësit: 2 lugë argjilë të kuqe; 3 lugë ujë trëndafili; 1 lugë avokado të shtypur. Përzieni të gjithë përbërësit dhe i bashkoni për një masë të trashë e kompakte. Më pas, maskën e aplikoni në fytyrë me ndihmën e duarve, duke bërë lëvizje qarkore. Porsa maska në fytyrë të bëhet e ndritshme, kjo është shenjë se është tharë dhe se është koha për ta pastruar me ujë të ngrohtë. Pas tretmanit, në fytyrë aplikoni maskë hidratuese. Ju sugjerojmë që një tretman si ky ta përdorni 1-2 herë në javë. 

(Kosova Sot)