Modelja australiane tregon sekretet e ushtrimeve të saj

  • 07 November 2017 - 14:32
Modelja australiane tregon sekretet e ushtrimeve të saj

Nathalie Darcas është një modele e njohur për figurën e saj të përkryer dhe, tash vonë, ajo ka zbuluar se si ia del që, gjatë tërë vitit, të ketë trup të gatshëm për plazh. Pasi që ka modeluar për "Free People", "Lorna Jane" dhe "Bras N Things", bukuroshja e rritur në Melburn di si ta mbajë formën.

ËSHTË VEGJETARIANE, POR...

 Ajo tregon se ushtron gjashtë ditë në javë, nuk i përmbahet ndonjë diete të caktuar, por ha në bazë të intuitës. 'Nuk jam vegjetariane, por para se të ha ndonjë ushqim, mendoj mirë, a kam nevojë që të ha mish?', thotë ajo. 'Disa ditë më hahet mishi i kuq, prandaj edhe e ha, por ditëve tjera, jo. Ha shumë perime. Mundohem që të ha ushqime të pastra dhe të fle sa duhet'. Nathalie tregon se ushqimi i saj i preferuar është avokado në tost. Ushtrimi kryesor, për të cilin ajo mendon se e ka meritën për ruajtjen e formës së saj trupore, është ushtrimi i korrigjuar Pilates. 'Me gjasë ushtroj gjashtë herë në javë, edhe nëse më bie të zgjohem në orën 5 të mëngjesit dhe më duhet që të qëndroj dy orë në trafik, duke shkuar në punë, nuk e lë pa shkuar në ushtrimet Pilates', thotë ajo. 'Sekreti im është... nëse keni një ditë me plot obligime dhe doni që, përkundër kësaj të ushtroni, atëherë regjistrohuni në ndonjë palestër ku ju ndëshkojnë me para nëse nuk shkoni për të ushtruar'.

I PËRZIEN USHTRIMET

Ajo ka deklaruar se i pëlqen që të përziejë lloje të ndryshme të ushtrimeve. Dhe, nuk ushtron në ambient të mbyllur, por në park, meqë ushtrimet në ambient të hapur e motivojnë më shumë. Nathalie preferon edhe jogën dhe kalon një pjesë të kohës duke udhë- tuar, por duke u përkujdesur që të mos i lejë ushtrimet pas dore. Por, ajo ka bërë me dije se, në disa raste, të qenit larg shtëpisë, mund të jetë vështirë dhe problem për shëndetin e saj fizik dhe mendor. Nathalie përkujdeset që të marrë me vete ushqime, sikur arrat dhe muesli sa herë që udhëton, meqë nuk mund të funksionojë si duhet kur është e uritur. Kur flitet për dietën dhe fitnesin, shpesh dëgjojmë njerëzit duke thënë se ata, herë pas here, i lejojnë vetes 'ushqime mashtruese', në çka ajo nuk beson fare.

Image

BESON NË BALANCË

'Besoj në balancë! Nëse keni punuar shumë gjatë tërë javës dhe mendoni se meritoni ta hani një picë, atëherë hajeni atë, por përgatiteni me ushqime sa më të shëndetshme". Kjo bionde e bukur ka njërën prej llogarive më të 'bukura' në "Instagram", por është e ndershme dhe pranon se, në jetën reale, nuk është gjithmonë ashtu sikur që duket në foto. 'Mund të bini në depresion nëse filloni ta krahasoni veten me njerëzit në "Instagram". E di këtë gjë, meqë sikur edhe të gjithë të tjerët, mundohem që të postoj vetëm fotot ku dukem më së miri'.

JA NJË SHEMBULL I USHTRIMEVE TË NATHALIE-S

 Ngrohja Katër minuta kërcim të litarit me intensitet të vogël Vrapim dhe kërcim litari 1 minutë e 10 sekonda vrapim i shpejtë, pasuar nga dhjetë minuta të ushtrimeve rrotative Pesë herë nga tre minuta vrapim në rreth, me pushime të ndërmjetme prej nga 45 sekonda Ushtrime të shputave me kon Ushtrimet për ruajtjen e kondicionit 10 herë nga 80 metra sprint në plazh Pushim Ushtrime të tërheqjes.

(Kosova Sot)