Nuancat më të mira të llakut gjatë ditëve të dimrit

  • 03 December 2017 - 16:38
Nuancat më të mira të llakut gjatë ditëve të dimrit

Dimri është stina kur guximshëm mund të manevroni me nuancat e llakut për thonj. Kështu, për dimër mund të aplikoni atë që ju pëlqen më së shumti dhe natyrisht, nuancat që i shkojnë për shtati stilit tuaj.

ROZË E NDYTË, QË NJIHET ME EMËRTIMIN "DUSTY ROSE"

 Kjo është një nga ngjyrat superpopullore kur në pyetje janë nuancat e llakut për thonj. Kjo ngjyrë, pos në thonj, është e pranishme edhe në veshje, aksesorë. Është ngjyrë elegante, vjen në shumë nuanca të ndryshme që absolut që të gjitha janë më e mirë se tjetra. MST/ E kuqja Kjo është një nga ngjyrat festive që shkon për dimër, por edhe për stinët tjera. Gjithmonë duket mirë dhe elegante. E kuqja është ngjyra ideale për muajin dhjetor dhe janar. Sa herë që keni dyshime se cilën ngjyrë ta aplikoni në thonj, e kuqja duhet të jetë pranë jush.

E HIRTA

Edhe kjo ngjyrë sivjet është shumë popullore. Lehtë kombinohet edhe me veshjet. Vetëm duhet ta zgjidhni nuancën e së hirtës që ju shkon, e sidomos vërehet edhe aplikimi i disa xixave sipër ngjyrës së hirtë të thoit.

(Kosova Sot)