Dy ushqimet që jua përmirësojnë lëkurën

  • 05 December 2017 - 14:24
Dy ushqimet që jua përmirësojnë lëkurën

Një nga mënyrat e zakonshme se si shumica e vajzave përpiqen të fitojnë lëkurë të përsosur, është duke provuar produkte të ndryshme. Por, a e dini se ushqimet të cilat i hani luajnë rol të rëndësishëm në shëndetin e lëkurës?

Në fakt, dermatologët edhe i inkurajojnë vajzat dhe gratë që t’ua shtojnë dietave të tyre disa ushqime të caktuara për eliminimin e problemeve të zakonshme.

Mishi pulës

Ngrënia e proteinave është mënyrë tjetër e shkëlqyeshme për përmirësimin e lëkurës. Ekspertët sugjerojnë që të hani mish pule për t’i mbajtur nivelet e sheqerit stabile, dhe për t’i parandaluar shenjat e hershme të plakjes. Nëse mishi pulës nuk është i preferuari juaj, atëherë mund të hani edhe mish të kuq apo peshk për rezultate të njëjta.

Domatet

Domatet përmbajnë licopen, antioksidant i fuqishëm që i lufton rrezatimet e lira në trup, e veçanërisht në lëkurë. Domatet përmbajnë edhe vitaminë C, e cila është e ndërlidhur me prodhimin e kolagjenit për ta mbajtur lëkurën të fortë. Vitamina C gjithashtu e mbron lëkurën edhe nga rrezet e dëmshme ultravjollcë, nga dëmtimet e diellit dhe nga ndotësit e ndryshëm.

Dermatologët rekomandojnë që përfitimet e domates t’i gëzoni duke i shtrydhur 5-6 domate dhe duke e konsumuar lëngun.