Dhjetë gjëra për të cilat çdo femër duhet patjetër të ketë kujdes nëse dëshiron ngjyrë më të errët të flokëve

  • 07 December 2017 - 19:35
Dhjetë gjëra për të cilat çdo femër duhet patjetër të ketë kujdes nëse dëshiron ngjyrë më të errët të flokëve

Çdo ndryshim i cili çon në përmirësimin e dukjes suaj është i mirë, posaçërisht nëse është fjala për ndryshimin e ngjyrës së flokëve.

Ndryshimi i ngjyrës së flokëve me siguri do të ndikojë pozitivisht te ju dhe te ambienti juaj, ndërkaq tonet e errëta të flokëve aktualisht janë shumë të popullarizuara.

Me zgjedhjen e ngjyrës më të errët me siguri nuk do të gaboni, mirëpo edhe ajo i ka përparësitë dhe mangësitë e veta.

Këtyre dhjetë gjërave patjetër kushtoni kujdes kur vendosni t’i bëni flokët më të errëta, transmeton Telegrafi.

1. Kini parasysh vetullat

Ngjyrën e flokëve patjetër harmonizojeni me ngjyrën e vetullave, nëse nga ngjyra e shndritshme kaloni në të errët patjetër errësoni edhe vetullat qoftë me hijesim të herrët për vetulla apo me ngjyrë.

2. Ekzistojnë shumë nuanca të ngjyrës së errët

Nuk janë të gjitha ngjyrat e errëta të njëjta për flokë. Qoftë nëse dëshironi pak t’i errësoni flokët apo të kaloni në anën ”plotësisht të errët”, njësoj zgjidhni edhe nuancën e flokëve që do ta përdorni.

3. Ngjyra e errët mund të dëmtojë lëkurën

Patjetër bëni testin e lëkurës para se ta qitni ngjyrën në flokë. Kjo ka të bëjë posaçërisht me ngjyrat e errëta, sepse ato janë më të ekspozuara ndaj reaksioneve të padëshiruara.

4. Xhunga është e pashmangshme

Sa më errët të jetë ngjyra sesa të ngjyrës suaj natyrale, xhunga do të jetë më e dukshme. Ngjyrosni në çdo dy apo tri javë dhe do të shmangni problemet me xhungat dhe thinjat.

5. Kthimi i nuancës së shndritshme është i vështirë

Nuk është i parealizueshëm, por do t’ju nevojitet mjaft mund. Prandaj, kaloni gradualisht në nuancë më të shndritshme.

6. Mungesa e ngjyrës në dyqane dhe në parfumeri

Nëse jeni mësuar me një markë të ngjyrës, mos u befasoni për të keq, nëse nuk mund ta gjeni nëpër raftet e supermarketeve.

7. Mendoni edhe për grimin

Grimi patjetër kombinohet me ngjyrën e flokëve.

8. Mësohuni me ndryshimin tuaj të ri

Kurdo që diçka ndryshoni në veten tuaj, dukeni çuditshëm. Sa më parë që i pranoni ndryshimet, aq më mirë do të ndiheni në lëkurën tuaj.

9. Blini stoli të reja për flokë

Mbase ju duket e tepërt, mirëpo ngjyra e karficave dhe e llastikut për flokë patjetër duhet të jenë identikë.

10 Ngjyrosja me ngjyrë të errët do të jetë gjëja më e mirë të cilën e keni bërë ndonjëherë

Pas shokut fillestar dhe përshtatjes, përfundimisht do të mund të jeni e lumtur për frizurën tuaj të re.

(Kosova Sot)