Pedikyri shtëpiak: Si t’i zbusni shputat e këmbës me ndihmën e qumështit dhe sodës së bukës?

  • 11 December 2017 - 08:28
Pedikyri shtëpiak: Si t’i zbusni shputat e këmbës me ndihmën e qumështit dhe sodës së bukës?

Pedikyri është më se i nevojshëm, e me gjasë ju jeni një prej atyre që nuk  do të dëshironit të shpenzonit shuma të mëdha të hollash, pasi ekziston një recetë shumë e thjeshtë dhe shumë e lirë, derisa efekti konsiderohet të jetë edhe më efektiv. Mu për këtë rast, ju ofrojmë këtë fshehtësi sa të thjeshtë po aq edhe të lirë. Krejt çfarë kërkohen nga ju të bëni, është  që të ngrohni hiç më pak se dy deri në katër gota qumësht, për një periudhë kohore prej pesë minutave. Më pas, këmbët tuaja i zhytni në këtë qumësht, por kini kujdes temperaturën, i mbani për pesë minuta dhe shtoni edhe sodë të bukës. Rezultatet që do t’i dalloni pas një periudhe të shkurtë kohore do t’ju mahnitin.

(Kosova Sot)