Top fshehtësitë e grimit për buzë të plota

  • 14 December 2017 - 14:42
Top fshehtësitë e grimit për buzë të plota

Secila femër ëndërron për buzë të bukura që janë shenjë dalluese kur bëhet fjalë për fytyrën e femrës. Kur buzët janë më të plota, buzëkuqi në to duket më bukur, më i theksuar derisa krejt grimi merr një dimension të ri. Kështu, në këtë tekst shfaqen këshillat për të arritur rezultatin e duhur për buzë më të plota.

Image

KËNDET E ERRËTA TË BUZËVE PËR EFEKTIN E PLOTËSISË

Kjo është fshehtësi e vjetër që sugjerohet me grimin për mbrëmje, përkatësisht me nuanca të forta të buzëkuqit. Nuk është i komplikuar, jep rezultate të hatashme. Së pari vizatoni formën e buzëve me ndihmën e lapsit të buzëve, pastaj aplikoni buzëkuqin si zakonisht, e më pas në këndet e buzëve aplikoni laps të zi. Për efekt të linjës së ashpër aplikoni brushë për buzë me ndihmën e së cilës do të arrini efektin e lehtë kalimtar nga nuancat e errëta në të ndritshme. 

Image

BUZËKUQ + SHKËLQIM PËR BUZË + PUDËR

Kombinimi i këtyre tre prodhimeve të grimit me rastin e aplikimit në buzë po ashtu është një nga mënyrat që buzët të duken më të plota. Është thjesht dhe vetëm duhet ta përcillni radhitjen në procesin e grimit - së pari vizatoni formën e buzëve me ndihmën e lapsit për buzë, më pas aplikoni buzëkuqin, pastaj shkëlqimin për buzë, dhe më pas me ndihmën e pudrës theksoni buzët dhe me ndihmën e brushës së hollë. 

Image

NDRYSHONI FORMËN E BUZËVE ME NDIHMËN E LAPSIT

Lapsi për buzë midis tjerash ka edhe funksion korrektues kur forma e buzëve është në pyetje. Ndodh që dikush ka buzë të hollë vetëm buzën e poshtme apo të sipërme, derisa të tjera buzë është krejt në rregull dhe se në situata të tilla propozohet lirisht ta "vizatoni" atë buzë që është më e hollë dhe atë në formë të marrjes së formës ovale. Edhe pse kjo mund t'ju duket e komplikuar, nuk është, vetëm duhet të jeni precize. 

Image

 

LAPSI BARDHË PËR EFEKTIN E PLOTËSISË

Lapsi i bardhë për buzë po ashtu ju shërben. Kështu, në mes të buzës së poshtme dhe të sipërme aplikoni lapsin e bardhë, e pjesët tjera këndet i ngjyrosni me laps për buzë në nuanca neutrale. Më pas duhet të neutralizoni kalimet me ndihmën e brushës për përzierje. Në fund, aplikoni shkëlqim për buzë dhe keni fituar efektin e buzëve të plota.

Image

"HIGHLITER" SIPËR BUZËS SË SIPËRME

Siç e dini, highliter-i është prodhim që ka orlin e tërheqjes së vëmendjes nga disa pjesë të fytyrës dhe me të arrihet efekti i përthyerjes së dritës, kështu që vrima sipër buzës së sipërme, që njihet si shigjeta e Kupidit është e mjaftueshme nëse dëshironi që buza e sipërme të duket më e plotë. Kur të aplikoni theksuesin, e përzieni me gishtërinj, më pas aplikoni buzëkuqin dhe aplikoni theksues edhe në mes të buzës së poshtme për të arritur volum dhe efekt sa më të mirë. 

(Kosova Sot)