Trendët bizarë të ndërhyrjeve kirurgjikale që vitin 2018 do ta pushtojnë si një uragan

  • 17 December 2017 - 19:20
Trendët bizarë të ndërhyrjeve kirurgjikale që vitin 2018 do ta pushtojnë si një uragan

Nga botokosi e deri te injeksionet dhe mbushësit për buzë, njerëzit janë në kërkim për tretmanin e fundit që ndihmon të duken si më së miri. Dhe nëse është për t'ju besuar ekspertëve, me teknologjinë e re është një valë e re e procedurave të çuditshme dhe të bukura. Sipas kirurgut estetik, profesorit Marcos Sforza, në vitin 2018 do të ketë trendë të nxehtë për sa i përket kozmetikës.

REALITETI VIRTUAL PËRMES IMAZHEVE 3D

Image

 'Një nga teknologjitë e fundit është zhvillimi i syzeve të reja "3D VR" për procedura të operacioneve kozmetike', shpjegon profesor Sforza. 'Këta pacientë do të kenë mundësinë të shohin se si do të duken ata, operacioni i gjinjve për shembull, nga rritja e deri te reduktimi i tyre, pa e futur këmbën brenda në sallën e operacionit. Teknologjia funksionon me laser duke skanuar pjesët e trupit në efektin "3D" me një "iPad", pastaj me mjete të caktuara manipulohet me modelin '3D' të klientit. Shtrohet pyetja 1 milion dollarësh: 'Si do të dukem pas operacionit"?

GJOKS ME TEKNOLOGJI TË LARTË

Image

 'Në vitin 2011 rregullatorët francezë kanë shkaktuar një panik mbarëbotëror kur kanë paralajmëruar se impiantet "PIP" do të hiqen nga tregu. Nuk kanë kaluar më shumë se shtatë vite dhe kirurgët po mbështesin teknologjinë revolucionare që do t'i parandalojë situatat e tilla dhe lejojnë impiantet të mbajnë gjurmën e informatave që kanë nevojë për t'i ndjekur procedurat. Kjo do të thotë inkurajim për femrat për të blerë impiantet që përmbajnë çip "Radio Frequency Identification" (RFID). Kjo ruan informatat si datën e prodhimit, madhësinë dhe numrin serik".

PRINTIMI "3D"

Image

 "Më shumë do të shohim në media rreth zhvillimeve në printimin "3D" rreth ndërhyrjes kirurgjike në kozmetikë. Shkencëtarët tashmë ia kanë dalë të krijojnë impiante për gjoks për kirurgjinë e rindërtimit të kancerit. Kjo teknikë është më ndryshe sepse është strukturë që përmbajnë inde yndyrore të injektuara pa i shkaktuar dëm pacientit".

TËRHEQJA E RE E FYTYRËS

Image

 "Cilësuar si "tërheqja e re e fytyrës", një ngritje e fijeve është një procedurë invazive minimale për fytyrë, qafë apo grykën e fytit. Ajo që është e re për ngritjen e fijeve sot në krahasim me ngritjen e lansuar një dekadë më parë është teknika e re për ta tërhequr fytyrën dhe për t'i futur fijet. Po ashtu, edhe instrumentet që do të përdoren janë superiore", thotë profesori.

IMPIANTET NË MJEKËR

Image

Të ashtuquajturat "impiantet në mjekër" janë një nga procedurat më së shpejti të zhvilluara midis njerëzve për vitin që po vjen. Impiantet në fytyrë janë të formuara në formë të veçantë nga materiale solide me inde njerë- zore, të dizajnuara për të rritur apo për të shtuar strukturën fizike të fytyrës tuaj. Nëse jeni të brengosur se keni mjekër të vogël, apo mjekër të 'ligë', kjo procedurë ofron shumë përparësi", thotë profesori.

 FUNDI I 'BARKUT TË TRASHË TË BABAIT'

Image

 Presim që shohim një rritje të vazhdueshme nga meshkujt për ndërhyrje kirurgjikale në vitin 2018. Sipas "American Society of Plastic Surgeons", janë rreth 40 për qind e meshkujve në Amerikë që reduktojnë gjoksin derisa ky trend po rritet kudo. Barku i rrafshët do të vazhdojë të jetë në trend dhe popullor. Derisa numri i përgjithshëm i procedurave kirurgjikale për meshkuj dhe femra kishte rënë në vitin 2016, numri për të pasur një bark të rrafshët për meshkuj ishte rritur për 47 për qind.

(Kosova Sot)