Disa këshilla si t'i ngjallni flokët e pajetë

  • 18 December 2017 - 11:41
Disa këshilla si t'i ngjallni flokët e pajetë

Nën ndikimin e faktorëve të jashtëm dhe substancave të ndryshme kimike, flokët tuaj do të dëmtohen dhe do të duken të pajetë. Kemi gjetur për ju disa këshilla se si të keni flokë të shkëlqyeshëm dhe të shëndetshë,raporton Gazeta Kosova Sot

TRAJTIMI I FLOKËVE GJATË VERËS Përpos substancave kimike, me të cilat thuajse çdo femër i trajton flokët e saj, në strukturën e flokëve më së shumti ndikojnë rrezet e diellit. Për këtë shkak, gjatë verës keni nevojë për preparate që përmbajnë faktor mbrojtës, në mënyrë që flokët të mos iu bëhen të brishta, që të mos çahen dhe ta humbin ngjyrën dhe shkëlqimin. Bile edhe flokët e yndyrshme mund të jenë të dëmtuara dhe me maja të çara. Në mënyrë që t'ia ktheni shkëlqimin flokëve tuaja, mos i fërkoni shpesh dhe mos i kaloni me gishta. Flokët duhet t'i lani rregullisht me shampo për flokë të yndyrshme, e nëse iu duhet që ta përdorni edhe balsamin, atëherë vendoseni atë vetëm në maja, kurrë deri te rrënjët e flokëve. Mundohuni që flokët të mos i lani me ujë tepër të nxehtë dhe, kur e përdorni tharësen e flokëve, kurrë mos e afroni afër rrënjës së flokëve.

SHAMPOTË DEDIKUAR FLOKËVE TË NGJYROSUR Me qëllim që ta ruani shkëlqimin dhe ngjyrën e flokëve të ngjyrosur, përdorni shampotë dedikuar flokëve të ngjyrosu. Po ashtu, edhe balsamet duhet të jenë të tilla, që të përmbajnë komponentë, të cilat do ta ruajnë shkëlqimin dhe intensitetin e ngjyrës. Nëse flokët tuaj megjithatë ju janë zbehur, mos i ngjyrosni sërish, por freskoni ato me shampo me ngjyrë, me ngjyrë pa amoniak, apo me ngjyrë me bazë bimore. Në këtë mënyrë flokët tuaj do të jenë të shkëlqyeshëm dhe nuk do t'i dëmtoni më shumë. Flokët gjithsesi duhet t'i mbroni edhe nga klori dhe kripa e detit. Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është që, sa herë të dilni nga pishina, apo deti, t'i shpëlani flokët me ujë. Do të ishte mirë që ta bartni kapelën adekuate, e cila ka efekt mbrojtës. Flokët e verdhë, apo flokët me tufa të verdhë, bëhen të gjelbër pas zhytjes në pishinë. Këtë mund ta parandaloni duke vënë në flokë keçap, ta mbani 20 minuta, e më pas t'i lani flokët me shampo, si edhe zakonisht.

(Kosova Sot)