“Nude make-up”: Zgjidheni dukjen për natën e Vitit të Ri

  • 18 December 2017 - 18:56
“Nude make-up”: Zgjidheni dukjen për natën e Vitit të Ri

Edhe pse xhinglat në muajin dhjetor janë në plan të parë, edhe përmes të ashtuquajturit “nude look” mund të shkëlqeni gjatë festave të fundvitit dhe nëpër ndejat e Vitit të Ri. Biondinave u shkojnë tonet bezhë dhe ezmere të ndritshme, derisa e dëshirueshme është edhe e arta në kombinim me laps apo tush ezmerë. Biondinat me nuanca të hirta të flokut shkëlqyeshëm dukjen me të gjitha tonet ezmere, plus edhe tonet e arta dhe rozë.  Te efekti “smokey eyes”, formula më e mire është: lapsi i zi, i artë dhe ai ezmerë. Kur flasim për femrat me çehre të ullinjtë, atyre ju shkojnë tonet e tokës apo dheut. Ju propozojmë edhe kombinime me nuanca të gjelbra. Brunet do të jenë apo duken tepër të bukura me ‘eyeliner” pa shkëlqim ezmerë që aplikohet në mënyrë të syve të maces. Në dukjen natyrale “ndihmues” janë edhe theksuesit dhe formulat për konturim. Nëse nuk dëshironi ta lyeni gjithë fytyrën, theksoni pjesën e brendshme të kapakut, deri te hunda, kjo syve ju jep shkëlqim të veçantë.

(Kosova Sot)