Tri përgatitje natyrale për heqjen e qimeve nga pjesët e padëshiruara të trupit

  • 20 December 2017 - 14:36
Tri përgatitje natyrale për heqjen e qimeve nga pjesët e padëshiruara të trupit

Megjithëse shohim nëpër foto në filma dhe në revista, qimet te femrat janë diçka krejt natyrale. Nuk janë diçka të ndara vetëm për meshkujt. Te disa prej nesh, qimet janë më të zeza dhe dallohen më shpejt e te di ajanë me ngjyrë të çelët dhe nuk dallohen aq. Të kesh qime në trup është krejt e shëndetshme. Përderisa për dikë është krejt normale, për dikë është e padëshiruar. Standardet e sotshme kërkojnë një bukuri pa qime. Prandaj, shumë femra ndihen në siklet kur kanë qime në pjesë të padëshiruara, në duar apo mjekër. Nëse ende mendoni se duhet të jeni "akull' dhe pa qime, para se të nënshtroheni ndonjë operacionit të dëmshëm e të shtrenjtë, ju sjellim disa nga ilaçet natyrale

Image

SHEQER, MJALTË DHE LIMON PËR QIMET NË KËMBË DHE NË DUAR

Përbërësit: sheqer (10 g); lëng limoni (10 ml); 1 lugë mjaltë organik (25 g); 1 ½ e lugës niseshte misri (15 g). Çfarë ju duhet tjetër: 1 pjesë pambuk; Shpatull druri për heqjen e qimeve. Përgatitja dhe aplikimi: Përzieni sheqerin, lëngun e limonit dhe mjaltin në një enë të vogël. E ngrohni për 3 minuta, duke pasur kujdes që të mos digjet, derisa përzierja të shndërrohet në pastë. Më pas, lejoni që përzierja të ftohet në temperaturë të dhomës. Lyeni hapësirat ku dëshironi të hiqni qimet me niseshtenë e misrit. Sipër aplikoni përzierjen përmes shpatullës së drunjtë në të njëjtin drejtim që rriten qimet. Më pas e mbuloni me pambuk dhe me kujdes e tërhiqni.

Image

HIQNI QIMET ME BANANE DHE TËRSHËRË

Përbërësit: 1 banane; 2 lugë tërshërë (20 g). Përgatitja dhe aplikimi: Në një enë, shtypeni një banane duke përdorur një pirun. Shtoni tërshërën dhe përzieni derisa të keni një përzierje kompakte. Në pjesën ku dëshironi të hiqni qimet shtesë, bëni masazh me përzierjen duke përdorur lëvizje të buta qarkore. E lini të veprojë për 20 minuta. Pas kësaj kohe të caktuar, hiqni përzierjen me ujë të freskët. Përsëriteni procesin dy herë në javë dhe pak nga pak qimet zhduken. 

Image

PAPAJË DHE SHAFRAN 

Përbërësit: ½ e papajës; 1 lugë shafran (10 g). Përgatitja dhe aplikimi: Copëtoni papajën në pjesë të vogla dhe e shtypni për të formuar një pastë. Shafranin e hidhni sipër ananasit dhe e përzieni mirë. Aplikojeni pastën në ato vende të trupit ku dëshironi të hiqni qimet e padëshiruara. E lini të veprojë për 20 minuta dhe më pas përzierjen e shpëlani me ujë të freskët. Procesin ta përsëritni dy herë në javë. 


(Kosova Sot)