NË MODË, VESHJET E BARDHA!

  • 26 December 2017 - 17:31
NË MODË, VESHJET E BARDHA!

Sikur që dëshmojnë emrat e njohur, si Gigi Hadid dhe Kendall Jenner, ngjyra e bardhë edhe një herë gjendet në qendër të vëmendjes. Shumica e njujorkezeve preferojnë që të vishen në të zezë, nga koka e deri te këmbët, por këtë dimër vëmendja megjithatë është përqendruar te e bardha verore. Yjet sikur Gigi Hadid dhe Kendall Jenner kanë përqafuar ngjyrën e bardhë neutrale në veshjen e tyre dhe në aksesorët. E bardha është e zeza e re, prandaj është mirë që të përgatiteni edhe ju, meqë nuk do të mund t'i ikni këtij trendi të ri.

 
GIGI HADID

Modelja Gigi Hadid është parë në Nju Jork ditë më parë, me një veshje të bardhë, nga koka deri te këmbët. Bukuroshja 22 vjeçe kishte veshur një kostum të markës "Zeynep Arcay", derisa mbi të kishte veshur një xhaketë "E S P By Elisabeth Stray Pedersen". Ajo kishte shtuar interesim dhe dimension ndaj pamjes monokromatike me syza të verdha dhe me stoli e aksesorë të markës "T+C Goutal".

KENDALL JENNER

Muajin e kaluar, Kendall Jenner ishte parë në "Big Apple" (Nju Jork) me një bluzë të bardhë, të kombinuar me xhinsi me bel të lartë "Vetements X Levi" dhe me çizme deri mbi gjunjë. Me qëllim të krijimit të kontrastit, kjo bukuroshe 22 vjeçe kishte vendosur përmbi një bluzë tjetër, "Tom Ford", me ngjyrë më të mbylltë. 

JENNIFER LOPEZ

Për një takim të mbrëmjes, të mbajtur ditë më parë në "Madison Avenue", Jennifer Lopez, 48 vjeçe, kishte kombinuar veshjen e bardhë me xhinsi të kaltër "Mother", një çantë të dorës nga lëkura e gjarprit, "Tom Ford" dhe me çizme të zeza "Giuseppe Zanotti".

ROSIE HUNTINGTON - WHITELEY

Në fillim të muajit, Rosie HuntingtonWhiteley, 30 vjeçe, ishte mbrojtur nga të ftohtit duke veshur një pallto që arrinte deri nën gjunjë, të markës "Isabel Marant". Ajo e kishte definuar belin e saj të hollë me anë të një rripi të zi.

MARGOT ROBBIE

Aktorja e filmit 'I, Tonya', Margot Robbie, 27 vjeçe, dukej me të vërtetë elegante mbi qilimin rozë, me rastin e premierës së këtij filmi në qytetin e Nju Jorkut. Bluza e saj me dantella e markës "Calvin Klein", e kombinuar me një palë pantallona, përbënte një largim të bukur nga veshja tradicionale e qilimit të kuq, me fustan. Derisa çizmet e kafenjta apo të zeza janë klasike, aktualisht në trend janë çizmet e bardha. Po, është e vërtetë se ato ndyhen lehtë, por po ashtu është e vërtetë se ato kombinohen mirë me gjithçka.

OLIVIA CULPO

Olivia Culpo kishte shndërruar rrugën "Midtown Mahattan" në një pasarelë personale, duke u paraqitur me një veshje ngjyrë të kuqe. Por, këtë veshje ajo e kishte kombinuar me çizme të bardha "Jimmy Choo". ELSA HOSK Modelja Elsa Hosk, 29 vjeçe, festoi lansimin e koleksionit të saj "X Star Wars", duke veshur çizme të kësaj marke amerikane.

BELLA HADID

21-vjeçja Bella Hadid është parë në një ndeshje të "NY Rangers" me një xhaketë "Reebok", xhinsi "Re/Done" dhe çizme me ngjyrë të çelët "Public Desire".

(Kosova Sot)