13 këshilla stili për sezonin e ndejave të fundvitit - Femra - Kosova Sot
13 këshilla stili për sezonin e ndejave të fundvitit

13 këshilla stili për sezonin e ndejave të fundvitit

Fustanet e shkurta me ngjyrë të zezë ose "Le Smoking" gjithmonë janë të gatshme për skenën ku mbahet ndeja. Ja 13 ide bazike për sezonin festiv

VËRSULJA E ARTË

Image

E metalta vepron si ngjyra neutrale bazike për rrethin e ndejave dhe festave. Mbathni një palë taka të reja me një palë pantallona të gjera te këmba me ngjyrë të artë me një bluzë të tejdukshme metalike të stilit "à la Issa Rae".

SI ÇAPKËNE, POR MIRË

Image

Merrni mësim nga Olivia Palermo dhe përzieni pjesën e sipërme metalike të tejdukshme me një fustan me ngjyrë të kuqe të thellë. Shtoni një ndryshim të papritur dukjes me një buzëkuq të gjelbër të thellë.

JO KREJT XIXA

Image

Anashkaloni fustanin krejt me xixa dhe në vend të kësaj shtoni rruazat në dukjen tuaj festive me një veshje duke lënë gjurmë si pantallonat e Solange, mëngët e Nicole Richie apo fustani i Sara Foster.

FUSTANI SMOKING

Image

 Fustani në formë të smokingut, me kraharorët në fushë sikurse i Gabrielle Union e ndez atmosferën për ndejën organizuar nga kolegët e punës.

 KREJT E MBËSHTJELLË

Image

Përcaktohuni për të gjelbrën festive në fustanin që mbështjellë linjat në mënyrë seksi që lë hapësirë për shumë aksesorë.

NJË FUSTAN I SHKURTËR I ZI ME NJË GËRSHETIM

Image

Përderisa kurrë nuk do të mund të kaloni me një fustan të shkurtër klasik me ngjyrë të zezë, shtoni gardërobës një detaj të tejdukshëm, sikurse Hailey Baldwin, Jourdan Dunn dhe Kate Bosworth.

LOÇKA E KUQE

Image

Një fustan i kuq mëndafshi ndihet si seksi po ashtu edhe festiv për secilin sezon festiv. Hailey Baldwin këtë dukje e dërgon në një nivel tjetër me një palë taka kombinuese.

LULET E DIMRIT

Image

 Përcaktohuni për trendin me lule për vjeshtë dhe dimër, duke e shndërruar në sezon festiv, që gjithmonë do të mbetet festiv me plot të drejtë.

 VESHJA KADIFE

Image

Veshjen klasike "Le Smoking" zëvendësojeni për një veshje krejt kadife. Përcaktohuni për rregullin festiv për ngjyrën e thellë të kuqe ose të gjelbër, sikurse Cindy Kimberly dhe Cate Blanchett, ose përcaktohuni kokë e këmbë për të zeza si Zendaya.

GJITHË KY SHKËLQIM

Image

Për gjithës sezonin e festave të fundvitit, një fustan me xixa jep jetë për secilën ndejë të organizuar.

URIMI PËRMES NUANCAVE TË THELLA

Image

 Nuanca e të zezës së thellë ende ndihet festive pa qëndruar tepër larg nga uniforma e zezë.

 LËKURË DHE LIDHËSE

Image

 Kombinojeni një bluzë me lidhëse me një fustan të shkurtër prej lëkure, ku kontrasti takon kontrastin e lezetshëm.

 E KUQJA, OPSIONI I DUHUR

Image

 

Dhe, kur gjithçka tjetër dështon, kini guximin për një dukje të kuqe. Nëse nuk jeni një nivel me Naomi Campbellin, përcaktohuni për versionin e shkurtër koktej për këtë dukje.

(Kosova Sot)

15 orë e 18 minuta më parë
17/12/18