Ngrënia e vezëve për mëngjes, çelësi kryesor për humbje të shpejtë të peshës

  • 03 January 2018 - 22:04
Ngrënia e vezëve për mëngjes, çelësi kryesor për humbje të shpejtë të peshës

Shpeshherë njerëzit iu nënshtrohen dietave rigoroze për të humbur peshë, megjithatë këtë qëllim mund ta arrijnë thjesht duke konsumuar vezë për mëngjes sepse ju mbajnë të ngopur më gjatë.

Vezët janë ndërlidhur me kolesterinë më të lartë, por studimet e fundit tregojnë se konsumimi i vezëve nuk ka ndonjë lidhje me sëmundjet e zemrës.

Në fakt, ngrënia e vezëve i rritë nivelet e kolesterinës së mirë.

Për humbje të shpejtë të peshës dhe djegien e dhjamit në stomak të cilën e keni dëshiruar gjithmonë, mjafton që në mëngjes më të mos konsumoni ushqime tjera por vetëm vezë.

Një studim me 30 gra mbipesha ka zbuluar se konsumimi i vezëve për mëngjes i ka bërë ato që të hanë më pak përgjatë 36 orëve të ardhshme sesa ç’kanë ngrënë zakonisht.

Vezët janë të mbushura me vlera ushqyese: një vezë e madhe përmban 77 kalori, 5 gram yndyrë dhe 6 gramë proteina.

Veç këtyre, vezët ju mbushin edhe me 9 amino acide esenciale. 

(Kosova Sot)