I lani flokët në mëngjes apo në mbrëmje? Nuk është njëjtë, ekziston dallimi

  • 11 January 2018 - 08:54
I lani flokët në mëngjes apo në mbrëmje? Nuk është njëjtë, ekziston dallimi

Për ju është krejt njëjtë kur i pastroni flokët, në mbrëmje apo para gjumit apo në mëngjes, kur të zgjoheni apo më vonë? Nuk është njëjtë, thonë ekspertët, të cilët zbulojnë se në flokë ndikon pastrimi para gjumit dhe cili është dallimi në krahasim me pastrimin e mëngjesit. Nëse flokun e lani para gjumit, ndoshta e keni vërejtur se në mëngjes duket më i yndyrshëm. Mirëpo, ekspertët thonë se nuk është i yndyrshëm, por vetëm se duket ashtu. Kjo ka të bëjë me faktin se gjatë natës floku shtypet për jastëk, e pasi ende është i lagur, rrafshohet më shumë se sa të thahej në mënyrë natyrale. Në fakt, i mungon volumi, e duket më e yndyrshme. Kjo është edhe një arsye pse mos ta lani flokun pak para gjumit. Qimet e lagura janë më të ndjeshme se të thatat, e pasi gjatë natës sillen nëpër jastëk, janë më të mëdha gjasat për pëlcitjen e majave të flokut. Nëse nuk dëshironi ta hiqni qafe këtë shprehi dhe pastroni gjithmonë para gjumit, atëherë kini kujdes në disa gjëra: - Përdorni shampo të butë. - Shmangni regjeneratorët e rëndë. - Kriheni me kujdes pas larjes. - Në flokë aplikoni diçka për ngritjen e volumit. - Flini në jastëk prej sateni apo mëndafshi.

(Kosova Sot)