Trendët më të mirë të bukurisë sipas shenjës tuaj të horoskopit

  • 14 January 2018 - 07:53
Trendët më të mirë të bukurisë sipas shenjës tuaj të horoskopit

Me ardhjen e Vitit të Ri, hapim edhe ide të reja. Përse mos t'i aplikojmë edhe në bukuri. Kësaj radhe, jo përmes këshillave të ekspertëve të bukurisë, por përmes astrologëve.

DASHI - HIGHLIGHTER-I I KUQ

Image
 

Dashi është nën ndikimin e planetit të pasionit, Marsit, kështu që nuk habit fakti se graviton drejt highlighter-it të kuq, trendit të ri për vitin 2018, i cili ju shkon shumë mirë të gjitha toneve të lëkurës. I prezantuar në revynë e Rihanna-s për verën 2018, ky 'highlighter' shumë shpejt të gjithëve do të mund t'ju futet nën lëkurë, sepse ndikon ngrohtë dhe natyrshëm.

DEMI - LAJNERI "UPSIDE DOWN"

Image

 

 Ky vit për Demin është vit i ndryshimeve dhe mospranimit të modeleve klasike, e çfarë lë gjurmë më shumë sesa e kundërta e trendit më klasik ndonjëherë? Lajneri "upside down" është në formën e vizatimit nën sy, kështu që vetëm kapaku i poshtëm theksohet dhe me të vërtetë duket mirë.

BINJAKËT - HIJE NË DY TONE

Image

 

 Këtë vit do të ndodhë edhe errësimi i Hënës dhe errësimi i Diellit, e kjo Binjakëve u shkon në kreativitet dhe në komunikim, kështu që për ta është ideal trendi i hijeve në dy tone, përkatësisht njëri sy në një ngjyrë, e tjetri në një tjetër.

GAFORRJA – SHKËLQIMI

Image

 

 Dhe, atë jo vetëm në buzë, por gjithkund. Gaforret këtë vit do të marrin shumë dashuri dhe kjo ju shkon për shtati, e pasi janë në shenjën e Hënës, shkëlqimi do të duket fantastik te ato - më së miri që këtë dukje ta përdorin për ndonjë bashkim.

LUANI - TUSHI "THUMBPRINT"

Image

 

 Ky trend është ëndërr e secilës amatore të grimit. Në fakt, bëhet fjalë për tushin që duket si shenjë nga gishti i madh i dorës. Është ideal për Luanin, sepse është origjinal dhe i rrumbullakosur, e pasi që tek ta këtë vit do të ndikojë errësimi i Hënës dhe Diellit, gjithçka do t'ju ndodhë shumë shpejt.

VIRGJËRESHA - "STROBING" I KËNDIT TË BRENDSHËM TË SYVE

Image

 

 Ky është viti në ë cilin Virgjëreshat kanë nxitur kreativitetin dhe shoqërimin e tyre, e këtë mund ta festojnë me pikë highlighter-i në këndin përreth syve, sidomos nëse është me ngjyrë të ndezur. Cilado ikje nga rutina, do të jetë një ndryshim i qëlluar.

PESHORJA - HIJE MONOKROMI SIPËR KREJT KAPAKUT TË SYVE

Image

 

 Peshoret, që janë në lidhje dhe kontakt me Venerën, do të ndihen tepër mirë me këtë dukje të re; poenta është vetëm një ngjyrë sipër krejt kapakut të syve, në vend të atyre neutrale, këtë sezon zgjidhni ngjyrën e ndezur, të kaltër apo atë trendi vjollcë.

AKREPI - SYTË "SUNSHINE"

Image

 

Jupiteri është në Akrep deri në muajin nëntor që do të thotë se i pret një sukses i madh! Pikërisht për këtë, përse mos me e festuar apo përcjellë me grim të rrezitur në sy? Pra, nuk po mendojmë për tone të bronzta, por atë të verdhë dhe edhe më mirë atë të artë - përshëndete suksesin tuaj edhe me grim.

SHIGJETARI - "GLITTER"

Image

 

 Saturni përfundimisht ka dalë nga Shigjetari, që do të thotë se është koha për të jetuar me mushkëritë plot dhe më në fund të relaksoheni. Pikërisht për këtë dukja ideale janë xhinglat, por nëse thuhet xhingla për të 'rritur', përkatësisht "glitter" i trashë përtej krejt kapakut.

BRICJAPI - HIGHLIGHTER-I I ARTË

Image

 

 Saturni është te Bricjapi, e pasi që ju është planeti primar, këtë vit që në fillim do të ketë "make it" ose "brake it", por parashikohet sukses! Dhe për këtë faqet e arta janë "must have" për festimin e gjërave pozitive dhe fituese.

UJORI - BUZËT E KUQE

Image

 

 Këtë vit Ujori duhet të jetë i guximshëm dhe të kërkojë atë që edhe në fakt e meriton, kështu që i propozohet arma më e fortë e mundshme si një ndihmë e vogël - buzëkuqi i kuq tërheq edhe përqindjen e fundit të vetëbesimit në trup dhe të shndërron në bukuroshe.

PESHQIT - QERPIKËT "TWIGGY"

Image

 

 Peshqit gjithmonë janë në ëndrra dhe dëshira dhe rrallëherë do të shkojë kundër intuitës së saj kur në pyetje janë vendimet e rëndësishme. Si kokën e kanë shpesh në re, propozohet aduti më i madh i tyre, dukjen e bukur me qerpikët "Twiggy" që gjithmonë janë përrallor.

(Kosova Sot)