Avokado për flokë të trashë dhe me shkëlqim

  • 15 January 2018 - 08:36
Avokado për flokë të trashë dhe me shkëlqim

Shumica e zonjave që tashmë janë bindur në fuqitë magjike të avokados e përdorin këtë pemë (disa e konsiderojnë edhe si perime) për kujdesin ndaj fytyrës, marrë parasysh faktit se është e pasur me vitaminat A, K, B6, C, folate, bakër, kalium, fibra ushqyese dhe përmbajtje të lartë me yndyra të shëndetshme, transmeton gazeta Kosova Sot.

Këtë super-ushqim, po ashtu mund ta përdorni edhe si maskë për flokë, e këtë e dëshmon modelja e bukur, Adriana Lima. - Brazilianet njihen për flokun e bukur, me shkëlqim, dhe flokë të trashë."Receta ime është e thjeshtë, e shtyp avokadon me pirun dhe e përziej me regjenerues për flokët. Më pas këtë maskë e vendos në flokë, nga mesi i flokëve e deri te majat. Pas gjysmë orë i shpëlaj ato në mënyrë të zakonshme. Po ashtu, mund ta përdorni edhe vajin e avokados për të njëjtin qëllim", pohon bukuroshja e famshme. 

(Kosova Sot)