MODELET E KOSTUMEVE TË LARJES, QË MË 2018 DO TË JANË HIT ABSOLUT

  • 19 January 2018 - 09:04
MODELET E KOSTUMEVE TË LARJES, QË MË 2018 DO TË JANË HIT ABSOLUT

Edhe pse ditët e ngrohta janë ende larg, e ditët e dimrit janë në pikun më të madh, kjo nuk do të thotë se nuk bën t'ia hedhim një sy trendëve që do të mbizotërojnë në sezonin pranverë/verë. Më saktë, ajo që na intereson janë kostumet e larjes, në mënyrë që të bëhemi gati për sezonin që po vjen. Pak retro, me shtesa të modës që me siguri se do të pëlqehen. Tash e një kohë, profilet në "Instagram" të disenjatorëve të njohur, modeleve theksohet me kostumet e larjes, siç janë kostumet retro, duke ju shtuar feminitet, si dhe një notë elegante.

Image

Bëhet fjalë për rripin e gjerë, që është fleksibil, përkatësisht funksionon si shtesë në kostumin e larjes. Mirëpo, ky nuk është fundi, por përkundrazi, është fillimi, sepse më pas kanë pasuar edhe modelet e reja të kostumeve të larjes me rripa, që janë shndërruar në pjesën e tyre integrale. Për shembull, ja një variant i ngjashëm, po ashtu me elegancën retro. .... apo ndoshta diçka më ndryshe me variantin dypjesësh, e edhe atyre njëpjesësh me rrip që janë në formë të kaishit përreth belit. Dhe, mos të harrojmë t'jua prezantojmë edhe një model të kostumeve të larjes që kërcënon të mbizotërojë në trendët e modës për verën e vitit 2018, është kostumi dypjesësh me theksim të thellë të pjesës së poshtme dhe pjesën e epërme sikur të ishte një bluzë e shkurtë - ideale për të gjitha zonjat që janë adhuruesit të stilit retro.  

Image
Image
Image

 

(Kosova Sot)