XHINSET ME QEPJE TË DREJTË, QË PËLQEHEN NGA TË GJITHË

  • 23 January 2018 - 09:04
XHINSET ME QEPJE TË DREJTË, QË PËLQEHEN NGA TË GJITHË

Popullariteti i xhinseve të ngushtë shpjegohet me një numër të madh të zonjave që preferojnë këtë lloj të veshjes

Vitin e kaluar, xhinseve të ngushtë ("skinny") për një kohë të shkurtër ua kishin zënë vendin xhinset "boyfriend", por kjo kohë nuk zgjati shumë. Xhinset e ngushtë përsëri e zunë vendin e tyre. Aktualisht, këtyre xhinseve rreziku më i madh iu vjen nga xhinset me qepje të drejtë, të popullarizuar për stajlingun gjithnjë e më të popullarizuar "casual".Shumë shtëpi të mëdha të modës kanë lansuar modelet e tyre të xhinseve me qepje të drejtë, gjë që ka ndikuar në rritjen e popullaritetit të tyre. Ky model mund të stoliset me lidhje, perla dhe me detaje tjera në trend. Por, modeli më i shitur është ai i quajtur "vintage".

(Kosova Sot)