Nëse dëshironi që mrekullia të ndodhë me flokun tuaj, aplikojeni këtë maskë

  • 25 January 2018 - 09:35
Nëse dëshironi që mrekullia të ndodhë me flokun tuaj, aplikojeni këtë maskë

Nëse keni probleme me rënien e flokut, provoni këtë tretman krejt natyral, të cilin mund ta përgatisni në shtëpi, do të mbeteni të mahnitur me rezultatet! Humbja e flokut është një nga problemet e shpeshta me të cilin përballemi. Ekzistojnë tretmanë të shumtë për këtë problem, por shumica e tyre përmbajnë shumë kemikate që kanë efekte të dëmshëm anë- sore, e po ashtu janë edhe shumë të shtrenjtë. Ja si të veproni: Së pari ndani të kuqtë e vezës në një tepsi. Shtoni gjysmën e një bananes. Më pas shtoni gjysmë gotë birrë. E në fund shtoni mjaltin organik. Të gjithë përbërësit do të ishte mirë t'i vendosni në blender në mënyrë që të përzihen më mirë. Kur masa të jetë përgatitur aplikojeni në kokë dhe e lini të veprojë për disa orë. Nëse ndjeni ngrohtësi mos bëni panik, kjo është shenjë e mirë. Nëse ndjeni nxehtësi kjo do të thotë se lëkura juaj e absorbon mirë këtë përzierje dhe ilaçi vepron në mënyrën më të mirë. Për rezultate më të mira, këtë maskë ta aplikoni disa herë në javë.  

Image

 

(Kosova Sot)