JA SI TA PËRGATISNI PILINGUN SHTËPIAK PËR FYTYRË

  • 26 January 2018 - 09:29
JA SI TA PËRGATISNI PILINGUN SHTËPIAK PËR FYTYRË

Pilingu është një nga hapat kyçë në kujdesin ndaj fytyrës dhe në ruajtjen e bukurisë. Ja një të tillë që fytyrës tuaj ia mundëson që të frymojë më lirshëm, e me këtë rast t'i heqë të gjitha qelizat e vdekura nga fytyra. Merrni një lugë kripë të detit ose sheqer të vrugët, sepse kanë përbërës gjallërues. Ia shtoni dy lugë vaj ulliri ose vaj kokosi,e më pas ia shtoni gjysmë kivi ose trangulli që paraprakisht i keni përzier në belnder. Gjithçka mirë përzieni derisa të fitoni një masë kompakte. Masën e pilingut e aplikoni mirë në fytyrën e pastruar dhe ngadalë dhe me lëvizje të buta e aplikoni në fytyrë. Pas tre deri katër minuta maska të ketë vepruar, e lini të qëndrojë edhe për pesë minuta, e më pas e hiqni me ujë të vakët. Pastaj në fytyrë aplikoni krem të cilin zakonisht e përdorni. 

(Kosova Sot)