"Fallayage" është trendi që këtë sezon do të jetë ajo që "balayage" ishte vitet e fundit

  • 08 February 2018 - 14:21

Në disa vitet e fundit shumë femra në mënyrë absolute janë çmendur, as teknika e ngjyrosjes së flokut të quajtur "balayage", e këtë sezon trendi "balayage", nuk do të zëvendësohet i tëri, por se pak do të plotësohet dhe do të freskohet me teknikën që mund të quhet "fallayage". I vetmi dallim midis teknikave "balayage" dhe asaj "fallayage" është ajo se te "fallayage" ngjyrat e flokut përdoren për tërheqjen e fillesave në nuanca të ngrohta - nga tonet ezmere të gështenjta, karamele deri te nuancat e arta, e ky trend është edhe më se i përsosur për tranzicionin nga verë në atë pranveror. Këtë teknikë të ngjyrosjes së flokut sidomos e adhurojnë brunet që flokëve të tyre disi ju dhurojnë një notë interesante, e biondinat që duan ta provojnë këtë super hit duhet pasur vëmendjen në nuancat e mjaltës dhe të dredhëzës, që mjaftueshëm janë subtile, e përsëri të veçanta për ta bërë ndryshimin. 

(Kosova Sot)