Maskara më e mirë për qerpikët tuaj

  • 09 February 2018 - 17:09
Maskara më e mirë për qerpikët tuaj

Për çdo lloj të qerpikëve që keni, pa marrë parasysh formën dhe dendësinë e tyre, këto janë maskarat më të përshtatshme për t’i definuar ata dhe për të theksuar ngjyrën e syve tuaj

Për definim dhe zgjatje

Qerpikët e shkurtër dhe të dendur mund të kenë një pamje më të bukur, nëse përdorni këtë lloj maskare nga ‘Dolce & Gabbana: Secret Eyes Elngthening Mascara’. Brusha e hollë dhe e dendur do të ndajë çdo fije nga rrënja deri në majë. 

Për të forcuar qerpikët e brishtë

Nëse keni qerpikë që i takojnë anës delikate, kërkoni një formulë të mbushur me përbërës ushqyes, si maskara e brendit ‘Josie Maran: Argan Black Oil Mascara’. Fuqia forcuese e vajit të arganit dhe bambusë do të forcojë qerpikët e brishtë dhe do t’i bëjë më të dendur pas një kohe.  

Për t’i zgjatur dhe dredhur

Nëse dëshironi që të përdorni një maskarë pa pasur nevojë për mjetin për dredhjen e qerpikëve më parë, provoni ‘Diorshow Iconic Overcurl’. Qerpikëve tepër të drejtë kjo brushë u jep një dredhje, derisa vajrat e veta që thahen shpejt funksionojnë për ta mbajtur në vend formën.  

Për qerpikë me ngjyrë

Dëshironi t’u jepni pak ngjyrë gjërave? Përdorni opsionet e reja të maskarës ‘Ciate’, e cila ka hije që bien në sy, e që ndryshojnë nga ngjyra rozë deri te e purpurta, varësisht nga preferencat tuaja.   

Për qerpikë që duken artificialë

Nëse nuk pëlqeni të vendosni qerpikë artificialë, por ju pëlqen që të duken të gjatë dhe shumë të dendur, ju mund të përdorni ‘Tarte: Faux Lash Extending Fibers”. Dy maskarat ndihmojnë që qerpikët tuaj të kenë një pamje të tillë, sikur të kishit vendosur një palë qerpikë artificialë.  

Për një efekt më të  mirë

Nëse keni qerpikë të çrregullt, që nuk anojnë në një drejtim, por në shumë të tilla, mund të përdorni maskarën e parë të brendit ‘Grandiose’ me kokë të lakuar, që ndihmon aplikimin më të lehtë të saj. Forma e lakuar ju ndihmon që të fitoni edhe pamjen e qerpikëve të drejtë dhe të dredhur në pak sekonda, pa pasur nevojë që ta rrotulloni atë për të arritur këndet më të vështira.  

Për të shtuar volumin

Nëse keni qerpikë të rrallë, përdorni maskarën ‘Mabylline : Pumped Up Colossal’. Brusha e madhe ka një sistem me lakim të dyfishtë të fijeve të saj për të dhënë një dozë shtesë të kolagjenit me çdo aplikim. Rezultati - iluzioni i qerpikëve shumë të dendur.    

Për qerpikët e poshtëm

Qerpikët tuaj të poshtëm kanë nevoja të ndryshme dhe ato nevoja përmbushen me maskarën unike vetëm për ta nga brendi ‘Clinique’. Mini-shkopi është i dizajnuar për të arritur edhe fijet më të vogla pa lënë shenja në lëkurë e pa nevojë për t’i pastruar më pas ato duke prishur grimin tuaj.  

Për më shumë dramë

Për të pasur një efekt më dramatik dhe më glamuroz, mund të përdorni maskarën e brendit ‘Rimmel’. Formula ofron shumë intensitet derisa shkopi  që ka një lakim të dyfishtë në të dy anët, ose formën e gjysmës së zemrës, ndihmon në ngritjen, dredhjen, shtimin e volumit dhe zgjatjen e qerpikëve me vetëm një aplikim.   

Maskara rezistente ndaj ujit

Derisa e dimë që në dasma të gjitha vuajmë nga shpërndarja e maskarës, për shkak të nxehtësisë në kapakët e syve, të gjithave na duhet një maskarë rezistente ndaj ujit si është kjo nga brendi ‘Bobbi Brown’. Dhe, për shkak se ajo është shumë e lehtë për ta larguar me një produkt për fshirjen e grimit, ju do të keni një lëkurë dhe qerpikë delikatë edhe më pas. 

(Kosova Sot)