Trendi më i ri në botë për aplikim të grimit

  • 09 February 2018 - 17:11
Trendi më i ri në botë për aplikim të grimit

Artistët e grimit janë frymëzuar nga dukja e balerinave dhe për këtë arsye e propozojnë stilin e aplikimit të grimit, i cili njëkohësisht është edhe romantik, edhe elegant. Pudrat e lëngëta me ngjyrë të lëkurës ose më të ndritshme do ta bëjnë të përkryer lëkurën tuaj.   

Duke pasur parasysh që secili sezon sjell trendë të rinj, artistët e grimit gjithmonë përpiqen që ta ndjekin modën. Kësaj radhe janë frymëzuar me dukjen e balerinave. Më i rëndësishmi është teni, i cili duhet të jetë i përkryer.

Zgjedhja më e mirë është pudra e lëngët me ngjyrë të lëkurës ose për një nuancë më e ndritshme, e mbi të aplikohet pak pudër shkëlqyese në formë pluhuri ose guri, që e hap fytyrën plotësisht. Në sy theksohet kombinimi i toneve pastele dhe atyre më të forta të ngjyrës së kuqe, transmeton Kosova Sot.

Ekspertët rekomandojnë kombinimin e disa ngjyrave, për shembull, rozës dhe jeshiles ose bezhës, së kaltrës e së artës. Hijen e kuqe mund ta aplikoni në tërë kapakun, e ndonjë ngjyrë tjetër përgjatë skajit të qerpikëve.

Para se të filloni me hijezim, përgjatë qerpikëve vizatojeni një linjë me ‘eyeliner’ të zi, e në fund e aplikoni edhe maskarën e zezë në dy shtresa.

Buzët i theksoni me shkëlqim të kuq ose rozë për buzë. Në mbrëmje aplikoni buzëkuq me këto ngjyra, por para se ta aplikoni, kornizën e tyre e vizatoni me laps, të cilin duhet ta aplikoni edhe në mes, në mënyrë që të duken më të plota.  

(Kosova Sot)