9 ushtrimet që modelet e "Victoria Secret" betohen në to

  • 12 February 2018 - 13:36
9 ushtrimet që modelet e

Është e pamundur të duken si një nga modelet dhe katalog i "Victoria Secret", sepse fotot e tyre përfshijnë fotoshop që i bën të duken të përsosura. Por, jo, nuk e ndryshon faktin se këto vajza janë të mahnitshme. Nëse dëshironi që edhe ju të dukeni vitale si ato, ja disa nga ushtrimet që i bëjnë ato.

Image

 

USHTRIMI I ECJES

Ky është një ushtrim që duhet t'i filloni ushtrimet me të. Merr vetëm tre minuta dhe e ngroh trupin tuaj. Krejt çfarë duhet të bëni është të qëndroni në këmbë me ijët ndaras, përkuluni paksa përpara dhe shtrini duart. Më pas ecni përpara dhe prapa për t'u kthyer në pozicionin fillestar.

Image

 

USHTRIMI ME NJËRËN DORË

Kjo është lëvizja e preferuar e Jessica White. Duhet të mbaheni në duar dhe gjunjë me një peshë në dorë. Dy këmbët dhe njëra dorë duhet të qëndrojnë në tokë, derisa me njërën dorë ku mbani peshën bëni lëvizje para dhe sipër.

Image

 

QËNDRIMI NGA ANASH, SHTRIRË

Ky është një ushtrim i preferuar për Alessandra Ambrosio. Duhet që qëndroni shtrirë në bërryl, nga anash. Ngrini ijët në ajër dhe me dorën e ngritur lart mundohuni të prekni pjesën e kraharorit, duke kaluar nga përpara.

Image

 

SHTRIRJA E KËMBËVE

Ky është një ushtrim të cilin Romee Strijd e bën shpesh në mënyrë që këmbët e saj të janë në formë. Kërkon një pajisje të veçantë, që do të thotë se duhet t'ia mësyni palestrës më të afërt. Uluni në pajisje, vendoseni mbajtësen sipër shputave të këmbës dhe ngrini këmbët poshtë e lart.

Image

 

NË MAJAT E GISHTËRINJVE

Ky ushtrim do t'jua bëjë këmbët shumë seksi. Filloni duke ndenjur me duart në ijë. Më pas duhet të ngriheni në maja të gishtërinjve për dy sekonda, më pas kthehuni në pozitën e pare. Bëjini dy here nga pesëmbëdhjetë ngritje dhe do ta ndjeni efektin.

Image

 

SHTRIRJA ANASH DUKE NGRITUR IJËT

Kjo është baza që ju ndihmon të ndiheni seksi në krejt trupin. Filloni duke ndenjur shtrirë nga anash, me këmbët sipër njëra tjetrës. Vendosni njërën dorë mbi ijë, mbështetuni në bërryl dhe ngrini ijët poshtë e lart.

Image

 

NGRITJA E DYFISHTË E KËMBËVE

Filloni duke u shtrirë në dysheme me duart e shtrira pranë trupit, pastaj I vendosni përfundi fundshpinës. Ngrini këmbët lart drejt sipër ijëve. Më pas i ulni më ulët, duke e mbajtur paksa atë pozitë para se t'i lëshoni edhe më poshtë dhe kështu me radhë. 

Image

 

USHTRIMI ME KARRIGE

Këtë ushtrim mund ta bëni me ndonjë karrige të vjetër në shtëpi. Krejt çfarë duhet të bëni është t'i mbani duart n karrige derisa lëvizni trupin poshtë e lart. Merrni frymë thellë derisa uleni poshtë dhe derisa ngriheni.

Image

 

KAPËRCIMI I LITARIT DHE BOKSI

Adriana Lima pëlqen të kapërcejë mbi litar e më pas fillon me boks, duke e dëshmuar se sa me rendësi është për një femër të merret me gjëra të ndryshme. Ndoshta këto ushtrime nuk ju përgatitin menjëherë për pistë por, do t'ju japin shumë vetëbesim.

(Kosova Sot)