Ja çka flet forma e buzëve për ju

  • 12 February 2018 - 14:50
Ja çka flet forma e buzëve për ju

Sipas mendimit të ekspertëve, buzët flasin shumëçka për pronarin e tyre

Buzët e gjera te Julia Roberts flasin për një person me rreth të gjerë të miqve, për një perfeksionist plot jetë, të gatshëm që t'i realizojë të gjitha ëndrrat. Buzët e holla, në anën tjetër, flasin për një person, i cili është i qetë, i balancuar, i dhënë shumë pas detajeve, i cili vepron në momentin e duhur. Pa marrë parasysh sa modestë mund t'ju duken personat e tillë, dijeni se gaboni, meqë kanë ambicie "edhe për eksport", transmeton gazeta Kosova Sot.

Buzët e plota janë simbol i trimërisë dhe besimit, e zakonisht hasen te njerëzit plot me vetëbesim, të cilët mund t'i zgjidhin edhe problemet më të komplikuara. Buzët në formë të zemrës flasin për persona të pavarur, tërheqës, të cilët jepen në tërësi pas kënaqësisë në gjithçka që bëjnë. Pa problem marrin përgjegjësinë për gjithçka që bëjnë, e kanë edhe një nevojë të theksuar për dashuri. Buzët e kthyera teposhtë i japin fytyrës një pamje të mërzitur, duken se hasen te personat e tërhequr dhe misteriozë, por në fakt bëhet fjalë për persona shumë të shkathët, të cilët dinë të jenë edhe tekanjozë.

(Kosova Sot)