Trendët e modës që do ta pushtojnë këtë vit

  • 15 February 2018 - 08:40
Trendët e modës që do ta pushtojnë këtë vit

Me fillimin e këtij viti, me të madhe janë dalluar katër trendë. Kështu, faqja "Pinterest" është bërë destinim i preferuar për shumë hulumtime të trendëve kryesorë. Zbuloni se cilët janë ata trendë dhe përgatituni për dominimin e tyre për vitin 2018.

PANTALLONAT E GJERA

Pantallona e ngushta dhe xhinset e ngjitura për trupi me gjasë do të largohen nga froni, pasi tashmë ata do t'i zëvendësojnë pantallonat e gjera për të cilat, kërkimi nëpër rrjetet shoqërore është shtuar për hiç më pak se 2313 për qind. 

VATHËT E MËDHENJ 

Motoja e modës për vathët për vitin 2018 thotë "sa më të mëdhenj, aq më mirë", e ky rregull shkon për të gjitha modelet, nga vathët popullorë me forma të ndryshme gjeometrike e deri te format sipas dëshirës. Kërkimi për vathët e tillë në faqen "Pinterest" ka kërcyer për 947 për qind, shifër kjo që asnjë lloj tjetër i bizhuterive nuk e ka për momentin. 

BLUZAT ME LOGO TË BRENDIT 

Bota e modës në disa sezonet e fundit është pushtuar nga logomania dhe përsëri është bërë 'cool' të veshësh bluzë me emër apo me shenjën e ndonjërit prej brendëve. Kërkimi për një logo të tillë në disa muajt e fundit në faqet e internetit për 203 për qind është më e lartë dhe duket se ky trend i të nëntëdhjetave do të jetë më i pranishëm se kurrë deri më tani.

PËLHURA E PLASTIKËS 

Veshja dhe shtesat e tjera të modës të bëra nga pëlhura e plastikës aplikohet tash e një kohë, por ky sezon do të jetë shumë popullor. Kërkesa për veshjet e tillë në faqen "Pinterest" është rritur për 110 për qind, e këtë vit më shumë femra do të guxojnë të provojnë një trend si ky. 

(Kosova Sot)