Keni fytyrë të yndyrshme? Ja produkti që e mban nën kontroll

  • 15 February 2018 - 16:32
Keni fytyrë të yndyrshme? Ja produkti që e mban nën kontroll

Lëkurat e yndyrshme janë tepër problematike. Ato janë më të predispozuar ndaj akneve dhe njollave.

Mbajtja e yndyrës nën kontroll është një mision tepër i vështirë për të gjithë ata që e kanë. Pastrimi i vazhdueshëm i fytyrës, mund të na i dëmtojë lëkurën dhe ta thajë atë më shumë seç duhet.

Një mënyrë tepër e shëndetshme për të mbajtur nën kontroll yndyrën e fytyrës është nëpërmjet pudrës së bebes.

Përpara se të flini, pasi e keni pastruar mirë fytyrën, lyheni me pudrën e bebes, dhe mbajeni për gjithë natën. Ndërkohë që ju flini pudra përthithet nga fytyra dhe në të njëjtën kohë lëkura yndyroset më pak.

Kur të zgjoheni në mëngjes, nuk do të keni asnjë shenjë të pudrës në fytyrë.

Përdoreni këtë metodë 2-3 herë në javë dhe lëkura e fytyrës tuaj do të jetë e pastërt dhe e butë.

(Kosova Sot)