Maska mrekullibërëse me pantenol

  • 20 February 2018 - 11:07
Maska mrekullibërëse me pantenol

Kjo maskë ndikon që flokët të rriten më shpejt sesa ndonjëherë më parë dhe të largohen rrudhat nga fytyra ,tranmseton gazeta Kosova Sot.
Për shkak të efekteve të tij të mrekullueshme, pantenoli mund të gjendet thuajse në të gjitha preparatet kozmetike. Është përbërës i shpeshtë i shampove dhe balsameve për flokë, si dhe i një numri të madh të produkteve për lëkurë, meqë e hidraton atë. Gjendet edhe në ngjyrat e flokëve, në produktet për pastrimin e fytyrës, etj.
FLOKËT E SHËNDETSHME DHE PANTENOLI
Pantenoli i bën mirë lëkurës së kokës, e me këtë forcon edhe rrënjët e flokëve dhe përshpejton rritjen e tyre. Pantenoli stimulon ndarjen e qelizave dhe ndihmon procesin natyror të rigjenerimit të lëkurës. Ai mund të fërkohet në lëkurën e kokës para se të bini në gjumë, e mund të spërkatet edhe në tërë gjatësinë e flokëve. Pantenoli duhet të ruhet në shishen e tij origjinale. Maska e flokëve që përmban pantenol, mund të përgatitet në këtë mënyrë: Përbërësit: - të kuqtë e vezës; - vaji i ricinit; - disa pika tretësirë të pantenolit; - 50 ml pikë të lëngut të hithit. Nga përbërësit e përmendur duhet përgatitur një masë homogjene dhe të këtillën ta veni në flokë, të cilat më pas i mbështillni me qese të plastikës, apo peshqir. I lini ashtu për dy orë, e më pas i lani ato me ujë të vakët.
PANTENOLI DHE LËKURA E FYTYRËS 
Pantenoli është i dobishëm edhe kundër rrudhave. Ja receta: - vaji i kokosit; - pantenoli si krem. Këta dy përbërës vihen veç e veç. Së pari duhet pastruar fytyrën nga i tërë grimi, e më pas të lahet dhe teret fytyra. Në tërë fytyrën së pari vihet vaji i kokosit, e më pas vetëm në hapësirën rreth syve dhe gojës vendoset edhe krema e pantenolit. Lëreni që të veprojë gjatë tërë natës. 
KREMI ME PANTENOL KUNDËR RRUDHAVE:
- 1 të kuq të vezës; - 2 lugë çaji vazelinë të barnatores; - 1 lugë mjaltë; - 1 lugë vaj ulliri; - 1 lugë pantenol krem. Vazelina së pari shkrihet në avull të ujit, e më pas përzihet me përbërësit e tjerë. Kur ta fitoni një masë unike, qiteni atë në kutinë ku do ta ruani. Vihet dy orë para se të bini në gjumë. Kremi i bërë në shtëpi më së miri është që të ruhet në frigorifer. 

(Kosova Sot)