Si ta largoni llakun xhelatinoz nga thonjtë pa i dëmtuar - Femra - Kosova Sot
Si ta largoni llakun xhelatinoz nga thonjtë pa i dëmtuar

Si ta largoni llakun xhelatinoz nga thonjtë pa i dëmtuar

Llaku xhelatinoz është gjë e mrekullueshme!

Thonjtë duken të mrekullueshëm, të shkëlqyeshëm, e ajo që është më e mira, llaku qëndron gati tri javë.

Por, edhe kjo e ka anën e vet të keqe, e që është heqja e llakut, gjë që di të jetë një proces i gjatë dhe i mërzitshëm, sidomos nëse duam që këtë ta bëjmë në shtëpi.

Me anë të këshillave të cilat i ndajmë me ju, mundohuni që këtë ta bëni sa me më pak dhembje, respektivisht ta hiqni llakun xhelatinoz e të mos i shkatërroni thonjtë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ajo që nuk duhet ta bëni assesi, është që t’i gërryeni thonjtë. Ju mund ta largoni llakun në këtë mënyrë, por do ta hiqni edhe shtresën mbrojtëse nga thonjtë, e cila shtresë më pas duhet kohë që të rigjenerohet.

Image

 

Këta janë hapat që duhet t’i ndiqni:

1. Hiqeni lehtazi shtresën e epërme të llakut xhelatinoz me limë për lëmuarjen e thonjve. Kur të arrini deri te vetë llaku, ndaloni, meqë nëse e limoni edhe llakun, atëherë do t’i dëmtoni thonjtë.

2. Hiqeni llakun xhelatinoz me njërën nga këto metoda:

Mbrojeni lëkurën rreth thonjve me vaj ushqyes adekuat, e më pas zhytni 10 copa pambuku në aceton.

Vendoseni çdo copë të pambukut në çdo thua dhe menjëherë mbështillni me fletë alumini. Për 10 minuta llaku do të duhej të hiqej vet, por nëse kjo nuk ndodhë, përsëriteni procedurën, por kësaj here pritni vetëm 5 minuta, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Një mënyrë tjetër është që t’i mbroni duart dhe lëkurën e thonjve me një shtresë të trashë të kremit, e më pas zhytni thonjtë në enën me aceton. Mbani ashtu për 10 minuta, e nëse llaku nuk është larguar në tërësi, atëherë mbani edhe 5 minuta.

Image

 

3. Hidratoni thonjtë tuaj

Bëni masazh të lehtë të lëkurës së thonjve me vaj, të paktën dhjetë minuta, e më pas vendoseni llakun mbrojtës dhe ushqyes për thonj.

Dhe, kjo është e tëra! Llaku xhelatinoz është larguar, e thonjtë tuaj nuk janë dëmtuar. 

(Kosova Sot)

5 orë e 55 minuta më parë
10/12/18