Ja si mund ta përmirësoni gabimin me të kuqtë për faqe

  • 23 February 2018 - 15:10
Ja si mund ta përmirësoni gabimin me të kuqtë për faqe

Të kuqtë e aplikoni për ta theksuar ngjyrën natyrale në fytyrë, e nëse nuk e keni, dëshironi që ta lini atë përshtypje. Të kuqtë e aplikuar mirë nuk guxon të ketë linja të qarta, ku fillon dhe ku përfundon, ndërsa e aplikoni në maja të mollëzave. Edhe pse më lehtë mund ta caktoni vendin e saktë të aplikimit duke buzëqeshur, duhet të keni kujdes, sepse faqet tuaja “bien” ngadalë, kur nuk buzëqeshni, ndërsa me të kuqtë nuk dëshironi që ta krijoni përshtypjen e një fytyre të varur, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Nga të kuqtë dëshironi pigmentim, qëndrueshmëri, lehtësi kombinimi dhe aplikim të njëtrajtshëm më të mirë. Për fillestare pigmentimi mund të paraqesë problem, sepse shpesh ndodh që të përfundojnë me njollë tepër të fortë në fytyrë. Në këtë rast i keni disa opsione.

Për përmirësim të ngadalshëm e merrni një brushë të pastër dhe e përzini produktin deri kur të arrini deri te dukja natyrale. Nëse bëhet fjalë për gabime më të mëdha, para përzierjes brushën zhyteni në pudër me ngjyrë të lëkurës. Për ato gabimet më të mëdha, kur e keni tepruar në gjithçka nga vendi i nisjes deri te fortësia e aplikimit, të kuqtë e mbuloni me një shtresë të hollë të pudrës së lëngët. 

(Kosova Sot)