Trendët e fundit të grimit për këtë vit

  • 25 February 2018 - 11:37
Trendët e fundit të grimit për këtë vit

Tashmë jemi futur në dy muajt e fundit të vitit 2016, megjithatë trendët në rutinën e bukurisë nuk kanë të ndalur. Gjatë muajve që kemi lënë pas, kemi parë një sërë trendësh të fuqishëm, kurse, së fundmi, jemi bërë dëshmitarë të trendëve të rinj, disa prej të cilëve ua kemi sjellë më poshtë,raporton Gazeta Kosova Sot.

1. THEKSIMI IDEAL Konturimi është një metodë e grimit që ka dalë në skenë vitin e kaluar, duke u përdorur shumë nga artistët e grimit, që punojnë me të famshmet e Hollivudit. Dashuria për konturimin ka vazhduar edhe në vitin 2016, megjithatë ka evoluar në një teknikë më të re. Teknika e re quhet pulsimi dhe funksionon nëpërmjet përdorimit të theksuesit në vendet e duhura të fytyrës. Ideja e kësaj teknike është të krijohen pika të larta dhe kremra dhe pudra reflektuese. 

Image

2. QERPIKËT E GJATË Në këtë pjesë të vitit, shumica e femrave do të kenë tendencë që vëmendjen ta bartin në pjesën e syve dhe si rrjedhojë do të mundohen të aplikojnë qerpikë sa më të gjatë. Natyrisht, për t'i shtuar sa më shumë dramë dukjes suaj, duhet të përdorni qerpikë artificialë, përndryshe, trikun mund ta bëjë edhe maskara me ngjyrë të errët. 

 

Image

 

3. MASKARA ME NGJYRA TË NDEZURA Një tjetër trend i fuqishëm për këtë vit është maskara me ngjyra të ndezura. Maskara e tillë është e mrekullueshme për forcimin ose krijimin e kontrastit të ngjyrës së syve dhe këtë gjë më së miri e ka dëshmuar Cara Delevigne me dukjen e saj, që ka qenë në qendër të kampanjës së reklamimit të maskarave me ngjyra të ndezura. 

Image

4. HIJEZUESI ME NGJYRË METALIKE Pa marrë parasysh se çfarë ngjyre i keni sytë, hijezuesi me ngjyrë metalike bën që ata të duken më joshës. Nuancat metalike i shtojnë ngrohtësi dukjes suaj, andaj janë shumë të rëndësishme të aplikohen gjatë ditëve të ftohta të vjeshtës dhe dimrit.

Image

5. 'EYELINER'-I ME NGJYRA NEONI Ngjyrat, të cilat kombinohen më së shumti me maskarën me ngjyra të ndezura, pa dyshim që janë ngjyrat neone. Natyrisht, ky trend është për një numër të vogël femrash, të cilat e kanë guximin e duhur për të eksperimentuar kaq shumë me dukjen e tyre.

Image

6. NGJYROSJA E VETULLAVE Nëse aplikohet siç duhet, ngjyra në vetulla mund të ketë një efekt fantastik. Ngjyrat, të cilat rekomandohen më së shumti janë e kaltra, vjollcë, rozë dhe e gjelbër. Esenca e kësaj dukje është që ngjyra të shkojë duke u venitur nga fillimi i vetullave në drejtim të fundit të tyre.

Image

7. NUANCAT JOTRADICIONALE TË BUZËKUQIT Një trend, që ka ardhur fuqishëm gjatë këtij viti, është ai i ngjyrave të mbyllëta, jotradicionale, të buzëkuqit. Nuancat e tilla janë elegante dhe të lezetshme në të njëjtën kohë si dhe kombinohen për mrekulli me grim të thjeshtë të syve.

Image

8. VETULLAT NATYRALE Përveç ngjyrosjes së vetullave, që është një trend jo shumë gjithëpërfshirës, meqë pakkush është e gatshme të bëjë eksperimentime të tilla, një tjetër trend i vetullave është ai i ruajtjes së origjinalitetit të tyre. Pra, të gjitha femrat, të cilat janë bekuar me vetulla të bukura, nuk kanë nevojë t'i ngacmojnë fare, mjaftojnë që thjesht t'i krehin dhe gjithçka do të jetë në rregull. Ato kësisoj do të jenë duke ndjekur një trend! 

Image

(Kosova Sot)