Me këto ilaçe natyrale i fshini rrudhat nga qafa dhe gjoksi

  • 25 February 2018 - 16:26
Me këto ilaçe natyrale i fshini rrudhat nga qafa dhe gjoksi

Shumë njerëz kanë probleme të ndryshme me lëkurën. Qoftë për thatësinë, aknet, njollat ose rrudhat. Kur flasim për rrudhat, edhe pse pengojnë, janë krejt natyrale. Me gjasë dëshironi t'i kini sa më pak dhe blini preparate të shtrenjta plot me kemikate të dëmshme. Në vend të kësaj, shumë më mirë është të provoni preparate të shëndetshme dhe natyrale. Në mënyrë që lëkura juaj të duket sa më bukur dhe të pakësohen rrudhat, nevojitet të ushqeheni shëndetshëm, të pini shumë ujë dhe të shmangni solariumet. Solariumet janë shkaktarët më të shpeshtë të kancerit të lëkurës. Po ashtu, mos e teproni me qëndrimin në diell, mjaftojnë 15 minuta në ditë, raporton Gazeta Kosova Sot.

Disa nga zgjidhjet:

Zgjidhja e parë: Merrni jogurt, 1 lugë tharëm i bukës, një lugë sytha të grurit. Krejt i përzieni dhe e aplikoni në hapësirat e prekura. E lini 15 minuta, e shpëlani me ujë të vakët. Përsëriteni 3 herë në ditë.

Zgjidhja e dytë:

Përzieni bananen me një lugë ujë trëndafili. E aplikoni në lëkurë dhe e lini për 20 minuta, më pas e shpëlani, përsëriteni 3 herë në javë. 

(Kosova Sot)