MODELI I RI I PANTALLONAVE QË DO TË VISHEN KËTË PRANVERË

  • 26 February 2018 - 08:43
MODELI I RI I PANTALLONAVE QË DO TË VISHEN KËTË PRANVERË

Modelet e njohura nga rrjetet shoqërore dhe zonjat e bukura mirë e dinë se cili trend do të mbizotërojë këtë pranverë. E, bëhet fjalë për modelin e pantallonave i cili po kthehet nga kohët e harruara. Ka ardhur koha që edhe ju t'i bashkoheni trendit kryesor për vitin 2018, sidomos kur bëhet fjalë për pantallonat. Në fakt, pantallonat e gjera te këmba, apo në formë të ziles, do të pushtojnë rrugët këtë pranverë, mu sikur që kanë pushtuar llogaritë e modeleve në "Instagram".

Bukuroshja e njohur e rrjeteve shoqërore, Man Repeller është përcaktuar për një palë pantallona me ngjyrë të bardhë dhe i kishte kombinuar me një xhaketë me motive leopardi. Kombinimit ia kishte shtuar një bluzë me shirita dhe gjithçka ka erëzuar me një palë syze dielli dhe një palë këpucë me shiritin apo gomën gjithnjë e më popullore për flokë "scrunchie". Nëse pëlqeni të eksperimentoni me modën, ky kombinim ju lë pa frymë. Nëse prapëseprapë preferoni klasiken me një gërshetim modern, zgjidhni modele dhe kombinime të ngjashme si kjo në foto. 

(Kosova Sot)