Operacioni i qepallave

  • 28 February 2018 - 15:16
Operacioni i qepallave

Në një sondazh prej 1.000 personave, bërë nga “Fusion GT”, rreth 90 për qind e tyre kanë thënë se kapakët e syve dhe qepallat i kanë shqetësuar. Në të njëjtin studim, tre të katërtat e tyre kanë thënë se do të bënin një ndërhyrje kirurgjikale nëse nuk do të kishte një alternativë jo invazive. Epo, tani ka. Një tretman i ri premton të ofrojë të njëjtat rezultate pa pasur nevojë për një operacion të kapakëve të syve dhe qepallave.  Nano-plazma “FELC” gjeneron nano plazma midis majës së gjilpërës dhe lëkurës së pacientit, me qëllim që ta lartësojë shtresën sipërfaqësore dhe të shkaktojë tkurrje të indeve të tepërta të lëkurës. Kjo metodë ka shumë përparësi në krahasim me ndërhyrjen kirurgjikale, që tashmë e bën një tretman shumë popullor në rritje. Nuk ka prerje të lëkurës, që do të thotë se nuk do të ketë penj, dhe shumica e njerëzve në po të njëjtën ditë kur e kanë pasur ndërhyrjen, mund t’i kthehen vendit të punës.

Kohëzgjatja e tretmanit: 60 minuta

Çmimi: Rreth 450 euro.

(Kosova Sot)