Ja “femra perfekte” sipas meshkujve

  • 02 March 2018 - 13:31
Ja “femra perfekte” sipas meshkujve

Bjonde me sy bojëqielli dhe pse jo, edhe me master.

Kjo është femra ideale për meshkujt, të paktën sipas një studimi të realizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sondazhi, i realizuar nga website i njohjeve online WhatsYourPrice.com, tregoi gjithashtu se pjesa më e madhe e meshkujve preferojnë femrat që nuk pinë duhan dhe ato që konsumojnë alkool me raste dhe jo në mënyrë të rregullt.

Ndër të tjera, ajo që rezultoi më interesante nga ky studim ishte fakti se “femra perfekte” sipas meshkujve, përveçse e bukur duhet të ketë edhe një nivel edukimi si master.

(Kosova Sot)