Çfarë saktësisht është botoksi dhe sa i sigurt me të vërtetë është

  • 02 March 2018 - 16:29
Çfarë saktësisht është botoksi dhe sa i sigurt me të vërtetë është

Shputa e korbit dhe rrudhat shumicën e njerëzve i bëjnë ta humbin vetëbesimin në veten e tyre dhe i vënë në dëshpërim me dëshirë për të rikthyer dëshirën për dukje të re. Disa përcaktohen për ndërhyrje kirurgjikale derisa të tjerët konsiderojnë injeksionet me botoks për të hequr qafe shenjat e tyre të dukshme të plakjes. Disa kanë frikë se këto injeksione mund të shkaktojnë dëmtime në pjesën tjetër të trupit pas hulumtimit të bërë në këtë kemikate toksike, e cila ngrin qelizat në fytyrë - se mund të përhapet nëpër pjesët tjera të trupit. Por mos u brengosni, tani një dermatologe thotë se është krejt e sigurt dhe mund ta ndërpreni këtë kurdo dëshironi pa efekte anësore të dëmshme, raporton Gazeta Kosova Sot

Megjithëkëtë, Alison Bridges, nga klinika 'Mayo', Minesotë, po ashtu thotë se injeksionet janë më të efektshme tek të rinjtë. Por kjo nuk do të thotë se ata persona më të moshuar se 65 vjet nuk duhet shmangur injeksionet, vetëm se, sipas saj, ata duhet pasur kujdes në sasinë. Ajo këshillon se mbushësit e fytyrës duhet të përdoren për ta zbutur lëkurën para se t'i shtojnë mundësinë, por punën me botoks. Tretmani i shtrenjtë, i cili kushton 390 euro për një sesion, është vetëm i përkohshëm dhe mundet të mos i heq të gjitha rrudhat. Procesi i plakjes edhe më tutje do të vërehet në pjesët tjera të fytyrës. Sikurse shumica e procedurave, nuk kërkon kokë shërimi më pas dhe nevojiten vetëm disa minuta për ta administruar. Një gjilpërë e vogël përdoret për të injektuar një sasi të vogël të toksinës "Botulinum" në lëkurë, që zakonisht merr disa ditë të përshtatet. Ky kemikat njihet për faktin se është shumë helmuese në dosa të mëdha dhe prodhohet në mënyrë natyrale nga një bakter që përcillet me helmim të ushqimit. Kjo formulë injektohet në fytyrë në pjesë të ndryshme për të relaksuar muskujt dhe për të reduktuar rrudhat, në fakt duke i fshehur efektet e procesit të plakjes. Funksionon duke bllokuar sinjalet e muskujve që i thonë muskujve tuaj të fytyrës që të tkurren.

Kjo përkohësisht paralizon muskujt dhe zbut rrudhat për disa muaj para se të aplikohet edhe një dozë tjetër. Kemikati është kaq i fuqishëm sa që matet me trilionë të gramit. Megjithëse shumë veta e kanë frikë se paralizimi i muskujve mund të shpërndahet edhe në pjesët tjera të trupit, kjo, sipas dermatologes, është e sigurt si për përdoruesit për kohë të shkurtë, por edhe për ata që e përdornin për një periudhë të gjatë kohore. Deri më tani nuk është regjistruar ndonjë problem te ata që marrin doza të mëdha, pohojnë ekspertët. Megjithëse mund të ketë efekte anë- sore si të ënjtura, të mavijosura dhe dhimbje koke, nëse nuk injektohet si duhet. Por, disa hulumtues më herët gjatë këtij viti në Amerikë, kanë gjetur se kemikati që ngrin muskujt, mund të përhapet gjetiu. Zonja Bridges i ka thënë klinikës "Mayo Clinic News Network": 'Për ta siguruar sigurinë tuaj, ju duhet të pranoni botoks vetëm nën kujdesin e një personit me përvojë, një dermatolog i certifikuar, kirurg plastik, kirurg i syve ose otolaringolog, i cili personalisht ju ka ekzaminuar. 'Këta specialistë minimizojnë komplikimet dhe trajton të tillat nëse shfaqet ndonjë'. Nëse dikush vendos të ndalojë së përdoruri botoksin, atëherë rrudhat në ballë do të duken si më parë. Forca dhe lëvizja e muskujve do të paraqitet në normale si rezultat i heqjes dorë nga botoksi.

(Kosova Sot)