Ja çka duhet të dini për stilizimin e flokëve

  • 02 March 2018 - 16:32
Ja çka duhet të dini për stilizimin e flokëve

Jua sjellim disa propozime sesi, në shtëpi, ta arrini një pamje të përsosur të flokëve, sikur sapo të kishim dalë nga salloni i floktarisë,raporton Gazeta Kosova Sot

Janë të shumta stilistet e flokëve që thonë se, për flokë të shkëlqyer, e aq më tepër për një stil të bukur të flokëve, rëndësi më të madhe ka kualiteti i shamponit, sesa regjeneratori dhe maska. Shamponi është produkti i vetëm që vjen në kontakt direkt me lëkurën e kokës, e krahas kësaj, shamponi i mirë është parakusht për çdo stil të mirë dhe të qëndrueshëm të flokëve.

Përpos shamponit, çdo femër duhet ta ketë edhe nga një produkt me të vërtetë kualitativ për stilizimin e flokëve, pa marrë parasysh a bëhet fjalë për ndonjë shkumë, apo llak për formësimin e flokëve, e stilistët profesionistë nuk mund ta paramendojnë punën e tyre pa produktet për strukturimin e flokëve, që janë në formë të pluhurit dhe, para përdorimit, duhet të përzihen me ujë. Flokët e lagët, në praktikë, nuk do të duhej t'i krihnim, por disa gra këtë metodë e përdorin për drejtimin e flokëve, në mënyrë që përdorimin e hekurit të flokëve ta sjellin në minimum. Në ato raste përdoreni krehrit me dhëmbë të gjerë.

Kur të doni që flokët t'i lidhni lirshëm, kurrë mos i krihni rrënjët e flokëve, por vetëm "krihni me gishta" Pasi që t'i lani flokët, gjithsesi terni ato me peshqir, por jo duke i fërkuar ashpër, por vetëm duke i prekur me peshqir. Kur t'i rregulloni flokët me 'figaro' kurrë mos i dridhni flokët deri në rrënjë, meqë tufat e flokëve do të kenë pamje më të bukur. Në fund, me duar vendoseni llakun, duke i fërkuar flokët me duar. Kështu do ta fitoni një vëllim shtesë. 

(Kosova Sot)