Si të keni dhëmbë të bardhë si bora?

  • 03 March 2018 - 08:27
Si të keni dhëmbë të bardhë si bora?

Ju njoftojmë për tretmanë natyrorë, të cilët mund t’ju ndihmojnë që të keni dhëmbë me të vërtetë të bardhë

1. KURKUMINA

Kurkumina mund t’ju ndihmojë që t’i hiqni shtresat e verdha nga dhëmbët. Në një brushë të lagët për dhëmbë qitni 1/8 të lugës me kurkuminë pluhur dhe lani dhëmbët si zakonisht. Lëreni kurkuminën që të veprojë në dhëmbë për 3-5 minuta, shpëlajeni dhe, më pas, lani dhëmbët me pastën tuaj të preferuar, shkruan sot gazeta "Kosova Sot".

2. VAJI I KOKOSIT

Lani dhëmbët me përzierjen e 1/4 të lugës së kurkuminës pluhur dhe 1/8 të lugës me vaj kokosi. Përpiquni që kjo përzierje të rrijë në dhëmbë pesë minuta, para se ta shpëlani atë. Pasi që të përfundoni, lani dhëmbët, sikur rëndom. Mënyra tjetër se si mund ta përdorni vajin e kokosit, është shpëlarja. ‘Përziejeni’ vajin e kokosit në gojë për 10-15 minuta, e më pas lani dhëmbët me brushë.

3. LËNGU I LIMONIT DHE SODA E BUKËS

Përzierja e këtyre dy përbërësve pa dyshim se mund t’ju ndihmojë në zbardhjen e dhëmbëve. Përzieni disa lugë të sodës së bukës me lëngun e limonit, që ta bëni një qull. Vendoseni këtë masë në dhëmbë dhe lëreni që të veprojë për 1 minutë. Shpëlani dhëmbët më pas.

4. SODA E BUKËS, DREDHËZAT DHE KRIPA

Ndrydhni dredhëzat dhe përzieni ato me pak kripë dhe me 1/2 e lugës sodë të bukës. Vendoseni këtë masë në dhëmbë dhe lëreni që të veprojë për 5 minuta. Përdoreni këtë para se të bini në gjumë. Kjo metodë i heq me sukses njollat sipërfaqësore të dhëmbëve.

(Kosova Sot)