MODELET MË TË BUKURA TË KËPUCËVE PËR PRANVERË DHE VERË

  • 05 March 2018 - 08:32
MODELET MË TË BUKURA TË KËPUCËVE PËR PRANVERË DHE VERË

Është fakt se femrat çmenden pas këpucëve. Fillimi i pranverës pritet me padurim të madh për të hequr qafe xhemperët e trashë dhe palltot, por edhe këpucët dhe çizmet e dimrit dhe mezi e presim atë moment për të shkelur në rrugë me këpucët e holla dhe këmbëzbathur. Shtëpitë e mëdha të modës tashmë po ofrojnë koleksionet e tyre për sezonin pranverë/verë 2018, e ne ju sjellim më të bukurat. Ju sjellim pesë top modelet e këpucëve për sezonin vijues. Këto janë shapkat e brendit "The Row", "The Attico" të rrafshëta me rrip interesant të bardhë, sandalet vjollcë me takë të lartë të zbukuruara me kristale "Miu Miu", këpucët e bardha bardhezi nga "Manolo Blanika" dhe atletet e "shëmtuara" të shtëpisë së modës "balenciaga" për të cilat bukuroshet nga interneti po çmenden. 

(Kosova Sot)