Përdorimet e piperit të zi në rutinën e bukurisë

  • 05 March 2018 - 11:54
Përdorimet e piperit të zi në rutinën e bukurisë

Piperi i zi është njëri nga erëzat më të përdorura në receta të ndryshme, megjithatë, një gjë që mund ta mos e keni ditur është që, përveç përdorimit në ushqime, piperi i zi ka përdorim të gjerë edhe në rutinën e bukurisë. Më poshtë ua kemi sjellë disa nga përdorimet e tij , transmeton gazeta Kosova Sot.

HUMBJA E PESHËS

Image

 

Piperi i zi është i njohur për përmirësimin e metabolizmit. Ai ndihmon edhe në djegien e kalorive dhe reduktimin e yndyrës së akumuluar në trup, veçanërisht në zonën abdominale. Për këtë arsye, piperi i zi është i mrekullueshëm për të gjitha femrat që mundohen të humbin peshë. Konsumimi i të paktën një lugë çaji piper të zi çdo ditë mund të ndihmojë në tretje dhe reduktim të problemeve me stomakun. 

ELIMINIMI I RRUDHAVE

Image

 

Piperi i zi përmban sasi të lartë të antioksiduesve që ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurë nga simptomat e plakjes së parakohshme. Andaj, në vend se të shpenzoni para të majme në produkte për kujdes ndaj lëkurës, shtoni më shumë piper të zi në dietën tuaj. 

LARGIMI I QELIZAVE TË VDEKURA TË LËKURËS

Image

 

Ndonëse është i djegës, piperi i zi nuk e ka këtë efekt kur aplikohet në lëkurë. E tëra që duhet të bëheni është të tregoheni e kujdesshme dhe ta mos e aplikoni atë në afërsi të syve. Piperi i zi është i shkëlqyeshëm për eliminimin e qelizave të vdekura të lëkurës dhe për përmirësimin e qarkullimit të gjakut. Kjo gjë ndihmon në përmirësimin e absorbimin e oksigjenit nga ana e lëkurës.

TRAJTIMI I ZBOKTHIT

Image

 

Piperi i zi ndihmon në largimin e baktereve nga lëkura e kokës që shkaktojnë zbokthin. Thjesht përzieni një lugë çaji piper të zi me 200 mililitra gjizë. Përzierjen e fituar aplikojeni në lëkurë të kokës dhe lëreni në kontakt me lëkurën për rreth një gjysmë ore. Pastrojeni lëkurën e kokës me ujë të vaktë. Sasia e tepërt e piperit të zi mund të shkaktojë irritim të lëkurës, andaj duhet të tregoni kujdes gjatë krijimit të maskës. 

SHKËLQIMI NË FLOKË

Image

 

Përzierja e një luge çaji piper të zi dhe një lugë çaji farave të limonit krijon një maskë të shkëlqyer për flokët. Piperi i zi dhe farat e limonit ua kthejnë gjallërinë dhe shkëlqimin flokëve tuaj. Thjesht, aplikojeni përzierjen në flokë dhe lëkurë të kokës dhe lëreni për pesëmbëdhjetë minuta. Përfundimisht, pastrojini flokët me ujë të ftohtë. 

(Kosova Sot)