Xhinset që përshtaten me formën tuaj të trupit - Femra - Kosova Sot
Xhinset që përshtaten me formën tuaj të trupit

Xhinset që përshtaten me formën tuaj të trupit

A e keni parasysh atë rast, kur xhinset ju rrinë sikur të porositura enkas për ju?

XHINSET ME ZGJERIM POSHTË

Sikur që mund të shihet në foto, kemi të bëjmë me pantallona xhinse, të cilat në pjesën e poshtme të këmbëve janë më të gjerat. Ky tip i xhinseve u preferohet femrave me trup vital, që nuk kanë ije tepër të theksuara. Përparësia e këtyre pantallonave është se ua bëjnë këmbët që t'ju duken më të gjata.

XHINSET E NGUSHTA

Edhe ky model u dedikohet femrave me trup vital dhe harmonik. Këto pantallona pasqyrojnë çdo tepricë të kileve, bile mund t'ju bëjnë që të dukeni edhe më e trashë. Kujdes!

XHINSET E GJERA

Edhe në këtë rast pantallonat vijnë duke u zgjeruar, duke shkuar teposhtë, por edhe në pjesën tjetër, në përgjithësi, janë të gjerë. Në sezonin paraprak, ky model i xhinseve ishte paralajmëruar si hit i vërtetë. Këtë model të xhinseve mund ta bartin të gjitha femrat, me kusht që ta kombinojnë me taka të larta.

XHINSET 'MASHKULLORE'

Xhinset 'mashkullore', apo të të dashurit, sikur që quhen ndryshe, ka vite që janë të popullarizuara në botën e modës. Përparësia e tyre është se janë të gjera, duke mbuluar çdo papërsosmëri, prandaj preferohen kur duam ta fshehim ndonjë kile tepër të mbipeshës.  

(Kosova Sot)

9 orë e 52 minuta më parë
17/12/18