Këshilla për kujdes ndaj lëkurës gjatë ditëve të ftohta - Femra - Kosova Sot
Këshilla për kujdes ndaj lëkurës gjatë ditëve të ftohta

Këshilla për kujdes ndaj lëkurës gjatë ditëve të ftohta

Nëse jeni në mesin e femrave që kanë lëkurë të ndjeshme, atëherë me siguri që i urreni ditët e ftohta. Mirëpo, ju pëlqeu apo jo, dimri po troket, andaj edhe ju duhet të merrni masat preventive, në mënyrë që lëkura juaj të mos vuajë gjatë dimrit,raporton Gazeta Kosova Sot

1. PËRDORNI MË TEPËR ZBUTËS! Këshilla e parë për femrat me lëkurë të ndjeshme është që gjatë ditëve të ftohta të vjeshtës dhe dimrit t'i kushtojnë më tepër rëndësi zbutjes së lëkurës. Përdorimi i zbutësve është një proces që nuk duhet lënë anash asnjëherë, mirëpo në këto ditë të ftohta, lëkura ka shumë më tepër nevojë për ta.

2. PROVONI ACIDIN SALIKLIK! Një ekspert i lëkurës rekomandon përdorimin e kremrave që përmbajnë acid salicilik. Eksperti në fjalë ka thënë që përdorimi i këtyre kremrave ndikon në rritjen e lagështisë së lëkurës, gjë për të cilën lëkura ka nevojë shumë gjatë kësaj periudhe.

3. SA MË PAK RROBA TË TRASHA Ditët e ftohta të dimrit dhe të vjeshtës ua imponojnë në një farë mënyre që të vishni rroba të trasha, mirëpo një gjë e tillë është shumë e dëmshme për lëkurën tuaj, pasi që shkakton djersitje të vazhdueshme dhe nuk lejon zhvillimin e mirëfilltë të procesit të hidratimit.

4. VIZITONI DERMATOLOGUN! Nganjëherë asnjë këshillë në botë nuk funksionon për femrat me lëkurë të ndjeshme, andaj gjëja më e përshtatshme që mund ta bëni është ta vizitoni dermatologun. Eksperti i këtyre çështjeve mund t'ju furnizojë me këshillat më të përshtatshme për kujdes ndaj lëkurës, andaj mos hezitoni ta bëni një vizitë të tillë.

(Kosova Sot)

6 orë e 13 minuta më parë
17/12/18