Ylli i fituesit, Camilla Akerberg zbulon ushtrimet dhe ushqimin e përsosur për këto tri tipa grash

  • 13 June 2018 - 16:05
Ylli i fituesit, Camilla Akerberg zbulon ushtrimet dhe ushqimin e përsosur për këto tri tipa grash

Përderisa këto regjime mund të funksionojnë për dikë, ka një mënyrë larg më të thjeshtë për të qëndruar në formë, si nga brenda po ashtu dhe jashtë. Hani dhe ushtroni në bazë të formës së trupit tuaj. Flet trajnerja personale e yjeve, Camilla Akerberg.

Image

Çfarë është lloji i trupit tuaj?

'Ne të gjithë jemi më ndryshe nga njëri- tjetri dhe reagojmë ndryshe ndaj ushtrimeve dhe ushqimit. Nëse keni linja të theksuara, derisa ndiqni dietën e mikes që është e dobët, nuk është më e mira për trupin', thotë Akerberg. 'Trupi juaj është unik në secilën mënyrë', thotë ajo. Sistemi shndërrohet në llojet unike të trupit në tre stereotipë kryesorë: "Ectomorph", "Mesomorph" dhe "Endomorph".

Image

"ECTOMORPH" - E dobët, e imtë

Të famshmet me këtë trup: Kendall Jenner, Kate Moss, Cameron Diaz Çfarë është "ectomorph"? 'Në person "ectomorph për nga natyra është i dobët me gjymtyrë të gjata. Kanë strukturë më të vogël të eshtrave (kyça të vegjël)', thotë Akerberg. 'Pasi kanë normë të lartë metabolike, yndyrën e humbin me lehtësi, por e kanë të vështirë të shtojnë muskuj. Zakonisht zgjedhin shumë ushqimin, hanë shumë dhe nuk shtojnë në peshë. Shpeshherë kanë nivel të lartë të kortizolit". Si duhet të ushtrojnë? Zakonisht ju mungon forca dhe muskujt. 'Për dukje më vitale, ato duhet të përqendrohen në ushtrimet si mbledhjen e trupit, lëvizjet me litar, ngritje në peshë dhe ushtrime ritmike', thotë Akerberg. 'Ato po ashtu duhet të shtojnë në peshë dhe të ngrijnë pesha', thotë ajo. Ato duhet të rezistojnë dhe të ushtrojnë tre deri katër herë në javë. Çfarë duhet të hanë? Ushqehuni mençur, këtij lloji të trupit i duhet të ushqehet shumë për të ndërtuar muskujt. I tolerojnë mirë karbohidratet. Zgjidhni alternativa ushqimi të freskëta dhe të shëndetshme, në vend të ushqimeve të përpunuara. 

Image

"MESOMORPH" - vitale dhe të shkëlqyeshme

Të famshmet me këtë trup: Gigi Hadid, Halle Berry Çfarë është "mesomorph"? 'Trupi me formën "mesomorph" zakonisht është trup i dëshiruar nga shumë njerëz', thotë Akerberg. '"Mesomorphs" janë të bekuara gjenetikisht, janë natyralë dhe mirë të formuara, kurse u përgjigjen mirë ushtrimeve. Për nga natyra janë të forta dhe muskulore dhe me lehtësi formojnë muskujt. Njihen për bel të hollë, por krahë të gjerë'. Si duhet të ushtrojnë? 'Variacionet janë kyçe! Një program i larmishëm i ushtrimeve i shkon për shtati femrave me këtë ndërtim trupi, pëlqejnë ushtrimet kardio dhe ato me forcë', thotë Akerberg. 'Pasi nga natyra janë muskulore dhe e durojnë masën muskulore kjo masë ju ndihmon të shkrijnë më shumë kalori, madje edhe kur pushojnë. Ushtrimet kardio dhe ato me forcë e dallojnë këtë formë trupore', thotë ajo. Çfarë duhet të hanë? Zakonisht ushqehen në mënyrë të përzier (proteina me përqindje të ultë të yndyrave, yndyra të shëndetshme dhe karbohidrate) dhe kanë tolerancë të moderuar ndaj karbohidrateve. Më mirë trupi ju përgjigjet yndyrave të shëndetshme se sa karbohidrateve. Është me rëndësi ta dëgjoni trupin tuaj, transmeton "Kosova Sot Online".

Image

"ENDOMORPH" - Të theksuara

Të famshmet me këtë trup: Kim Kardashian, Beyonce Çfarë është "endomorph"? Një lloj i trupit "endomorph" zakonisht është me figurë më të madhe dhe të theksuar. Zakonisht trupi i tyre përgjigjet mirë ndaj yndyrave por e kanë të vështirë ta humbin. Gjoksi i tyre është i gjerë derisa eshtrat mund të janë më të shkurtër.. Si duhet të ushtroni? 'Një femër me këtë lloj trupi duhet të adoptojë stil të ri të jetës për të humbur yndyrat dhe të qëndrojë ashtu', thotë Akerberg. 'Ushtrimet me forcë do të ndihmojë dhe do ta përshpejtojnë punën e metabolizmit. Sa më shumë muskuj keni në krahasim me yndyrën, më shumë kalori do të shkrihen, madje edhe kur jeni duke pushuar', thotë ajo. Çfarë duhet të hanë? Në përgjithësi duhet ulur konsumimin e karbohidrateve dhe të konsumojnë vetëm afër ushtrimeve. Zakonisht më mirë ju përshtatet ushqimi i pasur me yndyra të shëndetshme. Duhet pasur kujdes, sepse mund të pësojnë inflamacion, prandaj duhet të kanë kujdes me ushqimin. 

 

(Kosova Sot)