Dy maska ideale për fytyrë gjatë ditëve të ftohta

  • 20 November 2018 - 18:40
Dy maska ideale për fytyrë gjatë ditëve të ftohta

Vjeshta sa vjen e bëhet më e ftohtë, duke lënë vend për ditët e ftohta të dimrit që na presin. Deri më tani e kemi thënë se në mënyrë paralele me këto ndryshime duhet kushtuar kujdes edhe kujdesit për veten. Kushtet klimatike janë faktor i rëndësishëm i jashtëm, që kanë ndikim në lëkurën, përkatësisht në gjendjen e saj dhe sa do të jetë me shkëlqim dhe e freskët. Gjithsesi, ndikim edhe më të madh ka nëse me kohën kemi përshtatur rutinën e përditshme. E pasi ditët e ftohta do të thotë ajër i ashpër dhe i thatë, ndikimi i erës, borë, për lëkurën e fytyrës duhet kujdesur në mënyrë që të mos e humb lagështinë. Atëherë rrudhat dhe mangësitë tjera dalin edhe më shumë në sipërfaqe. Në vijim ju sjellim dy maska ideale për fytyrë gjatë ditëve të ftohta kur bëhet fjalë për kujdesin ndaj lëkurës.

MASKË ME BANANE DHE MJALTË

Bananet dhe mjalti janë përbërës fantastik për hidratimin e fytyrës. Bananet në fakt janë ideale për secilën lloj të lëkurës, është plot me vitamina B dhe përbërës tjerë ushqyes, e mjalti sidomos është efikas në sigurimin e lagështisë së nevojshme për lëkurën tonë dhe përbërësit për bukurinë. Mjalti është i mirë edhe për lëkurën e ndjeshme të fytyrës, si dhe për lëkurën që është e prirë për t'u skuqur, që është tipike gjatë ditëve të ftohta. Kryesisht, përgatitja e kësaj maske është krejt e thjeshtë - qëroni një banane mirë të pjekur, shtoni një lugë të madhe mjaltë dhe bashkoni. Më pas, maskën e vendosni në lëkurën e pastruar të fytyrës dhe e lini të veprojë për 20 minuta. Pas kësaj e shpëlani me ujë të vakët.

MASKË NGA TË KUQTË E VEZËS SË ZIER DHE VAJIT TË ULLIRIT

Së pari, të kuqtë e vezës është përplot me proteina dhe janë shumë ushqyes për lëkurën e fytyrës kur i nevojitet kujdes shtesë; e dyta, vaji i ullirit, që është shumë me rëndësi, përmban vitamina A dhe E, që janë antioksidues dhe të cilët parandalojnë efektin e faktorëve të dëmshëm për lëkurën si, ajri i ftohtë, era, bora. Shtypni një apo dy të kuqtë e vezës së zier, e përzieni me vaj ulliri. E aplikoni në fytyrë të pastër, e mbani gjysmë ore dhe e shpëlani me ujë të ftohtë.

 

(Kosova Sot)